Home Shendetesi 10 përbërësit e perditshem per floke te shendetshem

10 përbërësit e perditshem per floke te shendetshem

2942
1

Taylor_swift_hair_beautyNe do të paraqesim disa mënyra se si mund ti mbani flokët tuaj të shëndetshëm me produkte të jetës së përditshme:

1. Në vend të shampos përdorni vezë
E verdha e vezës pastron flokët dhe lëkurën e kokës, pa e acaruar atë. Mjafton të hidhni në një enë të verdhën e vezës, lëngun e gjysëm kokrre limoni dhe dy pika rum ose raki për të përfituar një maskë të mirë për flokun. Masazhoni lëkurën e kokës dhe flokun me masën e përftuar, mbështilleni kokën me një peshqir dhe lëreni për 30 min, më pas shplajeni me ujë të rrjedhshem.

2. Për të larguar yndyrën e flokëve, përdorni rukola
Një shampo e mirë kundër yndyrës, përfitohet duke perzierë lëngun e rukolas me gjysëm luge çaji zing dhe një lugë gjelle sodë buke.

3. Për të patur flokë me shkëlqim, provoni limonin dhe uthullën
Në ujin e shplarjes së fundit hidhni lëngun e gjysëm kokrre limoni ose një lugë gjelle uthull : flokët do të shkelqejnë!

4. Për flokë të celët: kamomil, ndërsa për flokë të errët: çaj i zi
Përbërsit aktiv të kamomilit i japin flokut bjond një reflex të artë dhe i theksojnë tonalitetin e ngjyrës, ndërkohë për ata që kanë flokë të errët, mjafton të shplajnë flokun e tyre me çaj të zi dhe refleksi i flokut do të marr ngjyrën e gështenjës.

5. Në vend të llakut të flokëve: Birrë!
Lani flokët tuaj me një kombinim të 1/4 birrë dhe 3/4 ujë, më pas shplajini. Mos u shqetësoni, era ikën pas një kohe të shkurtër!

6. Për ti dhënë jetë flokëve të dëmtuar: vaj ulliri
Vaji i ullirit është një përbërës shumë i mirë për flokët e dëmtuar. Ai ndihmon në rigjenerimin e majave të flokut por është dhe shumë efikas në rastet e zbokthit.( Në të dyja rastet, aplikohet para dushit dhe të mbahet 30 min para se të lahen flokët)

7. Një produkt shumë përdorimësh: Molla
Lëngu i këtij fruit është një kurë e vërtetë për flokun tuaj. Forcon rrënjën, nuk lejon daljen e fijeve dyshe dhe lë një aromë të këndshme në flokun tuaj. Mund ta përdorni si një shampo duke e shtuar në produktin që përdorni zakonisht ose në formën e një maske duke e bashkuar me dy lugë vaj bajame.

8. Locion natyral për lëkurën e kokës dhe flokët: limoni
Flavonoidet( përbërës kimik natyral, ose ndryshe quhen si vitaminat P) veprojnë në mikroqarkullim e kapilarëve duke i ulur rezistencën, në këtë mënyrë lëkura e kokës furnizohet me gjak të mjaftuheshëm. Kjo është arsyeja se përse lëngu i limonit duhet përdorur si locion pas shampos.

9. Ilaci anti kohë për flokët : çaj dhe sherebel
Për flokë të cilat kanë kohë që janë dëmtuar, përdorni çajin dhe sherebel të thatë. Një lugë kafe çaj, një lugë kafe sherebel të thatë hidhini në një enë me 1 litër ujë dhe lërini të ziejnë për një orë. Më pas kullojini dhe hidhini një lugë gjelle rum.

10. Për një lajre totale të kokës: Sode bukë
Për të lehtësuar heqjen e mbetjeve të llakut ose xhelit, një herë në javë, në shampon që përdorni zakonisht, shtoni një lugë çaj sodë buke.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here