Home Sport Juventus mund Milan, Roma ne forme perfekte

Juventus mund Milan, Roma ne forme perfekte

615
0

juve-milanJuventus nuk fal. Edhe pse pëson gol i pari, kur Muntari ende pa u mbushur minuta e parë shënon, bardhezinjtë gjejnë forca dhe me anë të një ish-milnaisti, pikërisht Pirlos, shënojnë golin e barazimit. Me rezultatin 1-1 ka përfunduar pjesa e parë, ndërsa në të dytën Juventusi shënon edhe dy herë të tjera, fillimisht me Xhovinkon dhe në fund Kielini. Por nuk do të përfundonte këtu, pasi në minutën e 90-të Muntari ka edhe një gol tjetër për Milanin, por pa arritur dot t’i japë qoftë një pikë skuadrës së tij. Juventus ngjitet në kuotën e 19 pikëve, aq sa Napoli, 2 pikë pas Romës. Ndërsa në ndeshjen tjetër Lacio-Fiorentina nuk ka pasur gola, një rezultat që pak i ka vlejtur të dyja skuadrave. Fiorentina javës tjetër do të presë Juventusin, një sfidë që vlen më shumë se tri pikë. Fiorentina ka pësuar vetëm një humbje me Interin, pavarësisht barazimeve.

ROMA
Edhe pse media italiane ka qenë e përqendruar më shumë te sfida Juventus-Milan, një vëmendje i është kushtuar “hirushes” së këtij sezoni, Romës, të paktën deri tani. Shtatë ndeshje, shtatë fitore, si asnjëherë tjetër për këtë ekip. Toti duket sikur ka rilindur dhe kërkon të jetë protagonist në çdo ndeshje dhe jo vetëm me asistet e tij perfektë, por edhe me gola. Roma ka fituar derbin me Lacion, ka thyer edhe Interin në shtëpi, një rival direkt, dhe tani sheh përpara, edhe pse do ta ketë të vështirë deri në fund të sezonit, pasi Juventus dhe Napoli nuk do ta lënë të qetë në krye. Megjithatë, verdhekuqtë e trajnerit Garsia po shijojnë një nga momentet më të bukura. Interistët e kanë pranuar dominimin roman, pavarësisht ndonjë kontestimi ndaj gjyqtarëve. Por një tjetër sfidë e vështirë e pret Romën në ndeshjen e radhës, pasi do të luajë me Napolin. Gjithsesi, ndeshja luhet në “Olimpico” dhe shanset janë për një tjetër fitore, çka do ta fuste në histori skuadrën e Romës.

NAPOLI
Napoli fiton dhe pa Higuain. Ekipi jugor nuk i ndahet Romës në garën për titull, duke likuiduar me thjeshtësi Livornon brenda në “San Paolo”. Në mungesë të sulmuesit argjentinas, skuadra jugore i falet zëvendësuesit të tij Pandev, por dhe Inlerit, Hamshik dhe Kallejon, që vendosin gjithashtu firmën e tyre në suksesin 4-0 të nënkampionëve të Italisë. Ekipit të Benitez, që ndaj Livornos ka ditur gjithmonë të buzëqeshë në fushë, aq sa kishte fituar dhe katër përballjet e fundit mes tyre, nuk iu desh të priste aspak për t’i dhënë drejtimin e duhur takimit. Ndërsa ndeshjet e tjera kanë dhuruar pak surpriza. Një ndër to ishte fitorja e Veronës në Bolonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here