Home Aktualitet Fyle, Shqiperia pritet te marre sot OK per ne BE

Fyle, Shqiperia pritet te marre sot OK per ne BE

714
0

stefan-fyleSot lexohet progres-raporti për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle pritet që në orën 12:30 të lexojë raportin. Ministria e Integrimit ende nuk e zotëron këtë dokument të rëndësishëm.

Shqipëria është më pranë Europës dhe sot pritet të marrë “OK”, për të qenë vendi më i ri kandidat për Bashkimin Europian, duke qenë kështu më pranë objektivit të saj, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Pasi ka ngelur tre herë në klasë Shqipëria, duket se viti i katërt është më i mbarë dhe kjo si pasojë e përmbushjeve të disa prej prioriteteve që i janë vendosur Shqipërisë. Ky dhjetor do të jetë një fitore për shqiptarët, pasi shancet për marrë stausin janë shumë të mëdha.

Edhe pse qeverisë shqiptare ende nuk I është vënë në dorë raport-progresi, komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ka treguar opotimizëm. Gjithashtu edhe një prej agjensive prestigjoze në Itali ka shkruar se Shqipërisë i jepet “ok” për statusin. Fyle do të dal përpara ministrave të jashtme rreth orës 12:30 për të lexuar të plotë progress- raportin.
Stefan Fyle

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Stefan Fyle do të paraqesë sot, në Bruksel Strategjinë e re të Zgjerimit dhe Raportin Vjetor për vendet që janë në procesin e pranimit. Deklarata e Komisionerit Fyle është bërë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë shqiptarë. “Më lejoni të flas fare shkurt mbi raportin e progresit që do të miratojë Komisioni këtë vit. Këtë vit raporti do të përqendrohet në 4 pika”, tha komisioneri Fyle. Pika e parë, për të cilën do të flasë Stefan Fyle, do të jetë mbi faktin që Kroacia bëhet shteti anëtar i njëzetetetë; do të jetë mbi pushtetin transformues të zgjerimit, jo më kot e kemi marrë Çmimin Nobel për Paqen.

E dyta, për të cilën Fyle do të raportojë, do të jetë mbi faktin se zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian – thellimin e integrimit. “Pika e tretë, e raportit të progresit të përgatitur nga komisioneri Fyle, është një moto të re e BE-së.  Në fillim parimet. Cilat janë parimet? Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike dhe konkurrenca; ne duam që vendet kandidate që do t’i bashkohen BE-së të jenë gati edhe në terma ekonomike”, ka nënvizuar Fyle përpara gazetarëve shqiptar në Bruksel.

Pika e katërt, që është në axhendën e Fyles, do të jetë një pikë që është nënvizuar edhe vitin e kaluar, e cila është që Komisioni Evropian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe aspiruese në udhën e tyre shumë të rëndësishme për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

KUSHTI
Një nga kushtet për Shqipërinë ishte edhe zhvillimi i qetë dhe pa probleme i zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, ku fitues doli koalicioni i majtë me në krye, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Në bazë të raportit, Komisioni Europian në muajin Dhjetor, do të mbledhë liderët e 28 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, për ti dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Aktualisht kandidatët zyrtarë për në BE janë: Turqia, Islanda, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

LEXIMI
Pas miratimit nga Komisioni Evropian i progres-raportit të përgatitur dhe i lexuar nga komisioneri Fyle, ky i fundit do të flasë para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, në orën 12:30. Ndërkaq komisioneri Stefan Fyle, do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Komisionin Evropian në orën 14:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here