Home Kosova KE, me 28 Tetor hapen negociatat per MSA me Kosoven

KE, me 28 Tetor hapen negociatat per MSA me Kosoven

786
0

eu-commisionKomisioni Evropian sot publikon Raportin e Progresit për Kosovën, i cili do të prezantojë përparimet dhe ngecjet e republikës së Kosovës në rrugën dhe procesin drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, me 28 tetor Komisioni Evropian fillon negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe atë ditë në Prishtinë pritet të qëndrojë Komesioneri i BE-së për zgjerim Shtefan Fyle, shkruan Kosovapress.

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës deri më tani, në deklarimet e tyre në media janë shprehur optimist se negociatat me Bashkimin Evropian sa i përket Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, do të përmbyllen shumë shpejt. Duke u nisur nga fakti se Kosovën ende nuk e kanë njohur pesë vende të Bashkimit Evropian, është e pritur që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit për Kosovën të mos ratifikohet nga Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.

Ky qëndrim pritet të ndryshojë nëse ndonjëra nga këto vende e njeh pavarësinë e Kosovës deri sa të vijë koha e ratifikimit të marrëveshjes. Mirëpo, Komisioni Evropian nuk sheh pengesa në këtë drejtim, pasi në rastin e Kosovës do të vihet në funksion artikulli i 47 i Traktatit të Lisbonës.

Ky artikull i jep të drejtë, Komisionit Evropian që të nënshkruajë MSA-në me Kosovën në emër të të gjitha vendeve të BE-së, qoftë edhe pa u ratifikuar në parlamentet e vendeve anëtare. Tashmë, është e ditur se kryesuese e palës kosovare në negociatat për MSA do të jetë Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ndërsa në krye të negociatave nga BE-së do të jetë Jost Korte, zëvendësdrejtor në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerimin në Komisionin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here