Home Aktualitet Reshjet e shiut permbytin gjithe vendin

Reshjet e shiut permbytin gjithe vendin

648
0

shi-ne-tiraneShirat e rëna gjatë natës deri në mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Tiranë.

Telefonata të shumta të bëra në A1 Report, kanë raportuar për situata të vështira në disa zona të kryeqytetit, si tek Fusha e Aviacionit, në Paskuqan, në Laprakë, tek ura e Kamzës, në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas denoncimeve të banorëve, në zonën e urës së Kamzës, që të çon për në zonën e kodër Kamzës, ose që njihet ndryshe si Institut, reshjet e shirave kanë shkaktuar probleme të mëdha dhe për të ndihmuar banorët kanë ndërhyrë edhe forcat e ushtrisë.

Ndërkaq rreth orës 08:00 të mëngjesit aty do të mbërrijë edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Përmbytje kanë ndodhur edhe në zonën e Bregut të Lumit, në Bathore.

Në zonën e Laprakës, banorët njoftojnë për përmbytje të mëdha, duke i detyruara ata që të dalin në tarracat e pallateve për ti shpëtuar ujit.
E njëjta situatë është edhe në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Gjithashtu situatë e vështirë është edhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës dhe bllokimi i kanaleve kulluese me ndërtime që janë pranë autostradës kanë bërë që pjesa nga Maminasi deri në Vorë të përmbytet. Në këtë pjesë të rruges gjatëe natës ka ndodhur edhe një aksident ku një mjet ka përfunduar në kanal. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Rruga Levan-Fier është bllokuar për rreth 20 minuta ndërsa tani kalimi bëhet normalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here