Home Aktualitet Matura Shtetërore 2015, ja si do plotesohet formulari A2

Matura Shtetërore 2015, ja si do plotesohet formulari A2

122
0

universiteti-tiranesAgjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar Formularin A2, i cili mund të plotësohet nga të gjithë ata maturantë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet universitare. Në formularin e këtij viti, kandidatët për institucionet publike të arsimit të lartë mund të përzgjedhin midis 289 degëve, të cilat janë të shpërndara sipas universiteteve në të gjithë vendin. Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit janë shtuar 18 degë, ndërkohë që duke iu referuar kuotave të miratuara nga Këshilli i Ministrave, në vitin akademik 2015-2016 do të pranohen 20 221 studentë të rinj. Ndonëse AKP nuk ka publikuar udhëzuesin e plotë për mënyrën e plotësimit, sipas vendimit të qeverisë, pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë edhe këtë vit do të bëhet nëpërmjet parimit meritë-preferencë, përmes dy raundeve (aplikimi me dy formularët, A2 dhe A3). Ashtu sikurse vitin e kaluar, raundi i parë (aplikimi me formularin A2) do të zhvillohet në dy faza: Faza I, regjistrimi on-line dhe Faza II, ku përfshihet regjistrimi me dokumentacionet e kërkuara sipas udhëzimit të MAS që do të dalë në ditët në vijim, në sekretaritë e fakulteteve pranë institucioneve të arsimit të lartë publik, ku janë shpallur fitues. PIKËT MESATARE Para disa ditësh, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Provimeve, Rezana Vrapi bëri me dije se ata maturantë, që duan të bëhen pjesë e garës për në universitet kanë afat deri në datën 28 korrik për të bërë pagesën e Formularit A2. Po ashtu, ajo saktësoi edhe gjithë procedurën që duhen të ndjekin këta kandidatë për të mos u penalizuar nga plotësimi i këtij formulari. Për këtë arsye, sipas Vrapit, ata duhen të ndjekin një sërë hapash, duke filluar nga shkarkimi i faturës deri te regjistrimi në shkollat përkatëse, pasi në të kundërt do të humbasin të drejtën e kandidimit.

Njoftojmë të gjithë maturantët/kandidatët e Maturës Shtetërore 2015, të cilët dëshirojnë të plotësojnë formularin A2 për përzgjedhjen e programeve të studimit preferenciale midis atyre të ofruara nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për vitin akademik 2015 – 2016, duke u bërë  kështu pjesë e garës për t’u shpallur fitues sipas parimit Meritë Preferencë, se duke filluar nga dita e hënë dt. 20.07.2015, duhet të kryejnë veprimet e mëposhtme:

Së pari duhet të shkarkojnë nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) www.akp.gov.al tek linku Fatura për arkëtim për plotësimin e formularit A2 ose në menunë Matura Shtetërore -> Matura Shtetërore 2015 -> Paketë informuese për  formularin A2 2015   -> Fatura për arkëtim për plotësimin e formularit A2, dhe më pas ta printojnë.

Me këtë faturë të printuar duhet të paraqiten pranë zyrave të Postës Shqiptare apo secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh.

Më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës, në të cilën kanë bërë aplikimin e formularit A1, apo A1Z dhe dorëzojnë mandat pagesën.

Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik pikët/notën mesatare të tij.

Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin A2 për shkak të mungesës në sistem të pikëve/notës mesatare.

Afati i plotësimit të pikëve dhe notave mesatare në sistem është nga data 20.07.2015 ora 08.30 deri 28.07.2015, ora 16.30

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here