Home Aktualitet Kryeministri Berisha i jep mbështetje Thaçit për veriun

Kryeministri Berisha i jep mbështetje Thaçit për veriun

530
0

Vendimi i marrë nga kryeministri Hashim Thaçi, sa i takon vendosjes së rendit në territorin e Kosovës, është përshëndetur nga kryeministri Berisha. Sipas mediave kosovare, gjatë një bisede telefonike, dy homologët kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Sipas një njoftimi të kryeministrisë, kryeministri Thaçi ka informuar kryeministrin Berisha për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës e në veçanti në pikat doganore 1 dhe 31, duke i konfirmuar në të njëjtën kohë, vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, për kthimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri Berisha duke përgëzuar kryeministrin Thaçi për suksesin e vendosjes së rendit në gjithë territorin e Kosovës, deklaroi se vendimi i marrë nga ai ishte legjitim dhe legal i një shteti demokratik, ku vlen parimi i sundimit të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here