Home Aktualitet Tirane: arrestohen 5 shtetas per ushtrim prostitucioni

Tirane: arrestohen 5 shtetas per ushtrim prostitucioni

586
0

Policia e Tiranës ka bërë të ditur sot arrestimin e 5 shtetasve me akuzën për trafikim të femrave për prostitucion, ushtrim prostitucioni, si dhe mbajtjes së lokaleve për ushtrim prostitucioni. Në kuadër të operacionit të koduar “Summer 2010” është bërë i mundur ndalimi i shtetasve, Gerti Nuredin Caca, 33 vjec, me banim në Synej Kavajë, Besnik Qani Shaholli, 58 vjec, me banim në Tiranë ,Mariglen Fadil Abdurrahmani, 30 vjec, me banim në Durrës, B.H, 22 vjec, me banim në Golem Kavajë, D.R, 18 vjec, banuese në Përrenjas Elbasan, ndërsa po punohet për kapjen e shtetases R.A, 20 vjec.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se shtetasit Gerti Caca, Besnik Sharholli dhe Mariglen Abdurrahmani, shfrytëzonin për qëllime prositucioni në zonën e plazhit Golem dhe në Tiranë, tre shtetase, dy prej të cilave janë arestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ndërkaq shtetasi Besnik Shaholli, përdorte hotelin e tij të ndodhur në Vaqarr Tiranë, për të shfrytëzuar këto tre shtetase të cilat ushtronin prositucion me klient të ndryshëm, kundrejt shumës së parave që varion kundrejt nga 100 deri në 200 euro

Policia njofton se arrestimi i këtyre shtetasve është bërë falë një hetimi 3-mujor dhe një bashkëpunimi shumë të mirë të strukturave policore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here