Grupimi më i madh i tifozëve të kombëtares shqiptare, “Tifozët Kuqezi” dërguan një letër të hapur në adresë të futbollistëve me origjinë shqiptare që luajnë për fanelën e Zvicrës, në prag të ndeshjes së të premtes në “Qemal Stafa”.
Në letër “Tifozët Kuqezi” u kërkojnë futbollistëve me origjinë shqiptare që të mos zbresin në fushë ditën e premte më 11 tetor kundër Shqipërisë.
“Futbollistëve: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami. Jo rrallëherë për t’iu kundërvënë kritikave të shumta pse keni zgjedhur për të përfaqësuar një vend tjetër e jo vendin e origjinës, ju i jeni përgjigjur se e doni shumë Shqipërinë, se ndiheni shqiptarë, ashtu sikurse ndihen
Shumë familje shqiptare që emigruan për një mirëqenie më të mirë në vende të tjera. Meqenëse keni rrënjë shqiptare dhe nuk ndiheni rehat të luani kundër Kombit të rrënjëve tuaja (ashtu siç edhe deklaroni nëpër media ), ju kërkojmë që të mos luani në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë”, nis letra e TKZ.
“MendojmĂ« se nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« do tĂ« jeni korrekt edhe me ngjyrat qĂ« i pĂ«rfaqĂ«soni, pasi ata do t’ju kuptojnĂ«. NĂ«se veproni ndryshe dhe nuk jeni nĂ« ditĂ«n e tuaj mĂ« tĂ« mirĂ«, atĂ«herĂ« ata (zviceranĂ«t) do t’ju quajnĂ« ‘tradhtarĂ«’. MirĂ«po, nĂ«se shĂ«noni gol, atĂ«herĂ« bashkĂ«kombasit e tuaj, (Ne) tĂ« anĂ«s tjetĂ«r do t’ju quajmĂ« po me tĂ« njĂ«jtin emĂ«r. BesojmĂ« shumĂ« se kjo do tĂ« ishte zgjidhja mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« gjitha palĂ«t”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« letrĂ«n e TKZ, ku sillet si shembull vendimi i Dardan BerishĂ«s, trajnerit tĂ« PolonisĂ« qĂ« ndaj ShqipĂ«risĂ« nuk u paraqit fare duke argumentuar “se nuk mund tĂ« luante kundĂ«r vendit tĂ« tij”.
Kombëtarja: Do të kërkojmë 6 pikë
2 futbollistët e kombëtares shqiptare, Valdet Rama dhe Shkëlzen Gashi kanë deklaruar se përfaqësuesja jonë do të kërkojë të marrë maksimumin e pikëve në 2 ndeshjet e fundit eleminatore, atë me Zvicrën dhe Qipron.
Mesfushori Rama, I cili shënoi golin e vetëm në Islandë, premtoi se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fitoren skuadrës kuqezi, pse jo edhe të shënojë një gol me peshë.
Për ndeshjen me Shqipërinë, trajneri Otmar Hitzfeld, ka ftuar 6 shqiptarë: Shaqiri, Behrami, Xhaka, Xhemajli, Mehmedi dhe Kasami.