Trembëdhjetë oficerë të policisë ushtarake janë shkarkuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Shkarkimet pasojnë largimin e kreut të kësaj policie, Ylli Zyla më 25 shtator të 2013.
Ministrja e re Mimi Kodheli firmosi shkarkimin e Zylës i cili mbante postin e Komandantit të Policisë Ushtarake dhe riemëroi në këtë post Xhevdet Zenelin.
Ylli Zyla mbante postin e Komandantit të Policisë Ushtarake, pasi u dorëhoq nga kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë në datën 4 korrik të vitit 2012, pas skandalit të zbuluar nga Shqiptarja.com ku gruaja e Zylës ishte e përfshirë në trafik armësh.
Po kështu Partia Socaliste e akuzoi Zylën se ishte personi që kishte përgjuar deputetët e opozitës së atëhershme, (tani mazhorancë) me aparatura të blera jashtë vendit.
Pas largimit të Zylës, nuk ka pasur njoftime për shkarkime, ndërkohë që sot në mbrëmje për A1 Report u konfirmua dhe shkarkimi i 13 oficerëve të policisë ushtarake.