Home Aktualitet Vazhdojne ndeshkimet per thyerjen e rregullave, qytetari shkruan sms gjate ndalimit

Vazhdojne ndeshkimet per thyerjen e rregullave, qytetari shkruan sms gjate ndalimit

866
0

Të tjerë qytetarë kanë rënë në duart e Policisë Rrugore gjatë fundjavës, ne shkelje te rregullave te Kodit Rrugor.

Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.628 raste, nga këto:

310 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

456 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

354 për parakalim të gabuar.

76 për shpejtësi tej normave të lejuara.

33 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Janë pezulluar 59 Leje Drejtimi.

Nga këto:

13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

35 për shpejtësi tej normave të lejuara

8 për mosrespektim semafori përsëritës për herë të tretë.

3 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh nga këta:

6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

10 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Ne videon e mesiperme keni rastet e ndalimit, teksa ne njerin prej tyre, shoferi, shkruan sms ne celular dhe nuk i pergjigjet menjehere policit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here