Kryeministri Rama u takua mbrëmë për katër orë me Ilir Metën për të diskutuar nëse do të dalin së bashku në zgjedhjet e ardhshme.
Ende edhe tani, rreth 9 orë pas përfundimit të kësaj darke nuk ka asnjë reagim zyrtar nga palët.
Por Rama ka bërë një status në mëngjes për rregullimin e një rruge në Tiranë.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Rrugës së Tironsave në Kavajë më 2013 dhe sot”, shkruan Rama.