Home Aktualitet Zemra e Karelit pritet ti dorezohet pales shqiptare

Zemra e Karelit pritet ti dorezohet pales shqiptare

526
0

ilia-kareliZemra e Ilia Karelit aktualisht ndodhet në Mjekësinë Ligjore të Athinës dhe do t’i kthehet Shqipërisë brenda një kohe të shkurtër. Organi i zemrës së Karelit, që ruhet në morg, brenda një jave pritet të sillet në Shqipëri.

Kjo, bëhet me qëllim zbardhjen e plotë të pikëpyetjeve që mundojnë aktualisht ekspertët lidhur me rrethanat e vdekjes së shqiptarit Ilir kareli, i cili në të vërtetë mbante identititin Kudret Kume.

PER PAK DITE DALIN ANALIZAT E MJEKESISE LIGJORE
Sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekspertët, për disa ditë mbushen 3 javë që nga dalja e përgjigjeve të analizave histopatologjike, ku do të përcaktohen plotësisht shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së të burgosurit shqiptar, ndonëse paraprakisht rezulton se ai gjeti vdekjen nga torturat.

Më konkretisht, eksperti mjeko-ligjor, po insiston në disa analiza histopatologjike të zemës, që konsistojnë në dëmtimet që ajo ka pësuar prej elektroshokut, pasi nga hetimet paraprake kishte rezultuar se shqiptarit iu gjetën shenja djegieje në gishta, gjë që të bën të dyshosh se ai ishte torturuar me rrymë elektrike apo i ishte nënshtruar elektroshokut.

Ekspertët greke e kanë justifikuar mbajtjen deri më tani të zemrës së Karelit, me faktin se u është dashur për të zbardhur pikërisht këto rrethana.

JA AKUZAT E NGRITURA NDAJ GARDIANEVE GREKE
Sipas aktakuzës që publikojnë mediat greke, konfirmohet edhe njëherë se gardianët e kanë torturuar Karelin për më shumë se dy orë në mënyrë sistematike, si “ndëshkim” ndaj vrasjes së kolegut të tyre, Jorgos Tsironis, i cili u vra nga i dënuari shqiptar më 25 mars, dhe vetëm dy ditë më pas Ilia Kareli u gjet i pajetë në qeli.

Sipas elementëve të zbuluar deri më tani nga aktakuza, gardianët e kanë pështyrë dhe ofenduar Karelin para dhunës makabre, derisa i dhanë goditjet fatale. Ai është rrahur me grushte, shqelma dhe gardianët improvizuan një kamzhik me gjatësi rreth 50 cm. Aktakuza vë në dukje se torturimi i Karelit zgjati nga ora 15:37 deri në 18:38, në dhomën e pritjes të burgut të Nigritas, dhomë që në gjuhën e gardianëve quhet “frigorifer”.

Kareli u godit në pjesë të ndryshme të trupit, mbrapa, në këmbë, sidomos në thembra, gjoks, bark dhe kokë, ndërsa i janë hedhur kova me ujë, teksa e rrihnin, duke e bërë kështu torturën më të dhimbshme.

DHUNA ME E ASHPER NGA DY ISH-KOMANDO TE USHTRISE
Dy ish-komando të ushtrisë greke dyshohet të kenë ushtruar torturat më të rënda ndaj Karelit, ndërsa vetëm pak ditë më parë u publikuan dhe fotot nga qelia në Nigritas, ku ndërroi jetë 42-vjeçari. Njolla gjaku në mur, mbulesa të gjakosura, rrobat që kishte veshur Kareli kur u gjet i pajetë dhe pjata e gjellës që kishte kërkuar shqiptari një natë para se të vdiste, janë disa nga elementët që shfaqen përmes fotove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here