Home Shendetesi Njeriu ka superfuqi. Ja gjerat qe nuk dini per trupin tone

Njeriu ka superfuqi. Ja gjerat qe nuk dini per trupin tone

724
0

humb-pesheA e keni ditur se njeriu me vetëm një hap shumë të thjeshtë mund ta shtyjë kohën e vet të gjumit? Kjo është vetëm njëra nga shumë hipotezat që ilustrojnë funksionimin e jashtëzakonshëm të trupit të njeriut dhe tregojnë se kemi shumë më shumë forcë se sa që jemi të vetëdijshëm.

Sikur zemra të nxirrej nga trupi njeriut, ajo do të vazhdonte të rrihte edhe për pak kohë sepse ka sistemin e vet falë të cilit, e ekspozuar në ajër, mund të marrë oksigjen.

Acidi i lukthi është aq i fuqishëm sa që mbështjellësi i lukthit ripërtërihet i tëri në çdo të tretën ditë.

Kur teshtin, njeriu e këtë e bën më shpejti se sa 160 km në orë.
Enët e gjakut të njeriut janë të gjata 96.560 kilometra, që është e mjaftueshme që ekuatori i Tokës të mbështillet dy herë e gjysmë.
Zemra e njeriu brenda një dite prodhon aq energji sa që një kamion do të mund të lëvizte më shumë se 30 kilometra.

Energjia që zemra e prodhon gjatë gjithë jetës me kamion do të mund të udhëtohej një muaj.

Lëkura e njeriut me moshë 70 vjeçare hedh aq shumë qeliza të vdekura e sa që mund të krijohet një burrë me 47 kg.
Njeriu prodhon aq pështymë gjatë jetës sa mund të mbushë dy basene.

Pos shqisave të ditura, njeriu ka edhe mbi shqisat që quhen propricepcione. Bëhet fjalë për kombinimin e vetëdijes së trurit me lëvizjet e muskujve me ndjenjën për pozitë, formën dhe madhësinë e pjesëve të trupit. Falë tij mund të prekim çdo pjesë të trupit edhe kur s’e shohim.

Po të ishte syri i njeriut kamerë, rezolucioni i tij do të ishte 576 megapikselë. Sa për krahasim kamera me rezolucionin më të madhe, Mamiya DSLR, ka 80 megapikselë dhe kushton 34.000 dollarë.

Syri i njeriut ka rezolucion shtatë herë më të mirë se sa çdo kamerë.

Trupi i njeriut për një orë prodhon 180 milionë rruaza të kuqe gjaku .

Nëse gjatë shtatzënësisë nëna lëndon ndonjë nga organet e brendshëm, bebja nga mitra i dërgon qeliza për “shërim “.
Studiuesit në kërthizë kanë gjetur 1.458 bakter të rinj.

Njeriu mund ta resetojë orën e vet ditore (ritmin e gjumit) nëse e drejton dritën në pjesën e poshtme të gjurit.

Njeriu mund të qëndrojë dy muaj pa bukë .
Receptorët e shijes nuk gjenden vetëm në gjuhë por edhe në stomak, zorrë, , pankreas, mushkëri , anus, testise dhe në tru .
Një sqarim për fobinë thotë se frika në të vërtetë është e bartur nga gjene preje paraardhësve.

Këto janë vetëm disa nga shumë elementët që njeriun e bëjnë superfuqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here