Home Aktualitet Buxheti i ri i Tiranes, Veliaj: Do jete 30% me i larte

Buxheti i ri i Tiranes, Veliaj: Do jete 30% me i larte

633
0

Bashkia e Tiranës do të ketë një buxhet më të madh për vitin 2017. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar piketat dhe objektivat kryesorë të buxhetit të ri në një takim të zhvilluar me banorë të njësisë 5.

Veliaj tha se buxheti i ri do jetë 30% më i madh se ai i këtij viti, por garantoi se nuk do të ketë rritje taksash. Sipas tij, pas miratimit nga Kushtetuesja të taksës për ndërtimin, ndërtuesit do të jenë ata që do paguajnë një pjesë të mirë të taksave të bashkisë.

Veliaj tha se në vitin e ardhshëm përveç shumë projekteve që do të marrin rrugë, 5 prej tyre do të jenë prioritetet e saj madhore: ndërtimi i 20 shkollave për të gjitha grupmoshat; zgjatja e Lanës me bulevard, shëtitore dhe skaje të rehabilituara; ndërtimi i Pyllit Orbital me mbjelljen e 2 milionë pemëve; terminali i transportit; dhe rrjeti i biçikletave.

Gjatë prezantimit të buxhetit të ri për Tiranën, Veliaj renditi si projekte të rëndësishme të vitit që po lëmë pas e që po konkretizohen, bulevardin e ri të Tiranës, rehabilitimin e Pazarit të Ri, ndërtimin e Unazës së Vogël, si dhe projektin për rindërtimin e sheshit Skëndërbej, pjesë e të cilit janë edhe parkingjet nëntokësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here