Home Politike Meta nga Durresi: Të rinjtë fuqinë me të madhe kanë votën

Meta nga Durresi: Të rinjtë fuqinë me të madhe kanë votën

622
0

Nga Durrësi Presidenti i zgjedhur Ilir Meta deklaroi se të rinjtë fuqinë me të madhe kanë votën ndaj duhet ta përdorin atë që të mos jenë indiferentë karshi proceseve demokratizuese.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin “Promovimi dhe fuqizimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, Meta nënvizoi se të rinjtë duhet të jenë modeli i kundërti i arrogancës dhe të japin shembull bashkëpunimi e tolerance.

Në aktivitetin e zhvilluar nga Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Europian mori pjesë edhe Milva Ekonomi, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Besoj se të rinjtë në Parlament t’i japin tonin rinor Parlamentit sepse nuk është problemi për të promovuar të deputetët e rinj por për të zgjidhur problemet e të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria.

Fuqia më e madhe që kanë të rinjtë është vota dhe nuk duhet të jenë indiferentë të proceseve demokratike. Të rinjtë duhet të jenë modeli i kundërt i arrogancës duke qenë shembull bashkëpunimi dhe tolerance.

Vendi është ende nën potencialet e tij reale për një zhvillim më të shpejtë e të qëndrueshëm”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here