Edhe pse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me dy vite burg, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, vijon i qetë aktivitetin e tij duke shëtitur dhe pirë kafe me miqtë në lokalet e Tiranës. Në foto duket Xhelal Mziu në një nga baret e Tiranës i cili mesa duket nuk shqetësohet shumë për vendimin e Gjykatës.
Mbi Mziun rëndojnë akuzat e “shpërdorimi të detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike. Pas vendimit, avokati i Xhelal Mziut, Genc Gjokutaj ka thënë se vendimi do apelohet, pasi nuk është i formës së prerë, teksa ka kërkuar që politika të mos ndërhyjë në këtë çështje.
Xhelal Mziu është sërish kandidat i shpallur nga PD për zgjedhjet e 21 qershorit.