Getoar Selimi dhe Tuna Sejdiu kanë publikuar këtë javë klipin e tyre të shumëpërfolur “MMV”, një duet të cilin e kishin reklamuar si bombastik për këtë verë. Por, reagimi i fansave nuk ka qenë ai që pritej, pasi brenda 24 orëve kanë vërshuar me komente negative dhe zhgënjyese duke u shprehur se klipi nuk ishte ai që pritej. Shumë prej komentuesve në rrjetet sociale kanë theksuar faktin që fjala “zogu” e përdorur edhe kësaj here në tekstin e këngës, u duket shumë bajate, dhe si fjala e vetme ku dyshja Geti-Tuna varin shpresat për sukses. Fansat këtë e kanë konsideruar si kthim mbrapa në kohë, dhe mungesë të elementëve surprizues. Në klipin e tyre ra në sy luksi, pasi xhirimet u bënë në Turqi.