Tiranë, bllokohet mjeti i zyrtarit të Qeverisë, kanosi policët për gjobën Ergys Hoxha parkoi keq, u kap me makinë me targa false
Drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha, është kapur në parkim të gabuar dhe me makinë me targa false, por ka fyer dhe kundërshtuar policët rrugorë të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur më 6 maj në orët e mbrëmjes, në zonën e Bërrylit në kryeqytet. Zyrtari i Kryeministrisë që rezulton të ketë lëvizur me një makinë me targa false, ka parkuar në mënyrë të parregullt. Dy policë kanë konstatuar makinën dhe pas disa minutave kanë nisur procedurën e vendosjes së gjobës. Duke përdorur postin dhe emrin e tij, Ergys Hoxha ka refuzuar të firmosë fletën e gjobës. Që në momentin e parë ai u ka vënë policëve para fytyrës kartën në të cilën shkruhej se ishte punonjës i Kryeministrisë, me detyrë drejtor i Antikorrupsionit. Burimet nga Policia thanë se zyrtari në fjalë ka shkelur Kodin Rrugor tri herë, pasi ka pajisur makinën me targa false, ka parkuar në mënyrë të gabuar dhe në fund ka kundërshtuar e fyer efektivët rrugorë. Deri në mbrëmjen e djeshme, me gjithë publikimin e rastit, nuk rezulton që ndaj Hoxhës të jetë marrë ndonjë masë siç parashikon ligji. Makina e tij është bllokuar mes kundërshtimeve, pasi targat rezultojnë false, konkretisht janë të një mjeti tjetër.
INCIDENTI
Burime të rezervuara nga Policia e Tiranës, vetëm dje, kur rasti i kreut të Antikorrupsionit u përmend në Parlament nga deputetët e opozitës, pranuan se kishte ndodhur vërtet një incident mes tij dhe dy efektivëve të Policisë Rrugore.
te shkarkohet nga detyra vetem kaq,ti merret makina..te mos denohet