Home Aktualitet Tahiri: “Operacion i suksesshem antidroge”

Tahiri: “Operacion i suksesshem antidroge”

583
0

tahiri-kryeministriAvioni i bllokuar në rërën e plazhit të Divjakës kishte si qëllim transportimin e lëndëve narkotike drejt Italisë. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur se piloti i avionit dhe drejtuesi i automjetit që u kap me drogë kanë qenë në një sipërmarrje bashkëpunuese, për të organizuar trafikun e drogës nga Shqipëria në shtetin fqinj.

“Konfirmoj ato që deri dje ishin vetëm dyshime paraprake, dhe që pritet të zbardheshin nga ekspertët e prokurorisë së krimeve të rënda. Eshtë konfirmuar se avioni i ulur në Divjakë dhe makina e kapur nga policia ashtu siç të dy shtetasit, italiani dhe shqiptari kanë qenë në një sipërmarrje bashkëpunuese, për të organizuar atë që mbeti në tentativë, trafiku i lëndëve narkotike”- deklaroi ministri Tahiri.

Sipas ministrit të Brendshëm, ngjarja në Divjakë është dëshmi e nxitjes së krimit nga opozita. “Ngjarja është dëshmi se si nxiten instinktet kriminale nga politika e papërgjegjshme e nxitjes së krimit dhe trafikut të drogës nga goja e atyre që vetëm pak muaj më parë ishin në krye të të gjitha pushteteve, për të bërë jo vetëm punët e vendit po dhe disa punë të tjera”- deklaroi Tahiri.

Ministri siguroi se hetimet për këtë ngjarje janë të plota dhe shumëdimensionale. Ai konfirmoi se avioni ka fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare konform të gjitha rregullave, ndërsa institucionet janë vënë në lëvizje sapo piloti ka shkëputur komunikimin me kullën e kontrollit.

“Nuk ka patur asnjë avion fantazëm, por avion i regjistruar me leje për të hyrë dhe për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë. Të gjitha institucionet janë venë në lëvizje në kohë rekord që në momentin që u shkëput komunikimi me avionin.”- deklaroi ministri.

Ndër të tjera Ministri Tahiri i cilësoi si “fantazi të shfrenuar” deklaratat e ish-kryeministrit Berisha se avioni ka rënë për shkak të mbingarkesës së drogës.

TRAFIKANTI: DROGA DO NISEJ PËR NË ITALI, KAM NJOHJE ME PILOTIN ITALIAN
35-vjeçari Saimir Bajrami, i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Lushnjës nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ka pohuar sot se ka patur njohje më pilotin e avionit që u bllokua dje në plazhin e Divjakës.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se i riu nga Elbasani, i cili kishte vetëm tri ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Italia, ka pranuar se droga e gjetur në makinën e tij do të transportohej në Itali. Ai u ka shpjeguar hetuesve faktin se droga e afruar në plazhin e Divjakës me automjet do të ngarkohej në avionin e pilotit Giorgio Riformato, me qëllim trafikimin e saj drejt Italisë.

Por pas kësaj dëshmie, 35-vjeçari ka pranuar se ka ardhur në Shqipëri në të njëjtën ditë me pilotin italian, me të cilin njihej në Itali.
Burime nga policia bëjnë të ditur se deponimet e dy të arrestuarve janë të kundërta, pasi shtetasi italian nuk pranon të ketë njohje me 35-vjeçarin Barjami.

Ndërkohë policia e Lushnjes po kreh të gjithë zonën në Pyllin e Divjakës, ku dyshohet se mund të jenë fshehur sasi të tjera droge.

BLLOKIMI I AVIONIT DHE MAKINES ME DROGE
Avioni “Piper Lance II” u bllokua dje nga policia në plazhin e Divjakës, vetëm 400 metra larg një automjeti të ngarkuar me 460 kilogramë drogë.
Ngjarja ndodhi dje në orën 14:40. Piloti i avionit, shtetasi italian Giorgio Riformato, u ndalua ndërsa transportuesi i ngarkesës së drogës me makinë, Saimir Bajrami, u arrestua pak orë pas ngjarjes.

Në momentin e arrestimit, të dyshuarit Saimir Bajrami i janë sekuestruar dhe 27 000 euro. Ai akuzohet se ka afruar në zonën ku u ul avioni makinën tip “Mitsubishi” me targë “AA 794 EU” me një ngarkesë droge të llojit hashash. Pranë automjetit, pas bllokimit të avionit janë gjetur disa çanta me lëndë narkotike në afërsi të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here