Home Aktualitet Komuniteti LGBT nis paraden ne bulevardin e Tiranes

Komuniteti LGBT nis paraden ne bulevardin e Tiranes

725
0

lgbtPërfaqësues nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në Shqipëri dhe miq e mbështetës të tyre kanë nisur sot në Tiranë paradën e tyre, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Mësohet se në parade marrin pjesë 40 persona, mes tyre ka edhe shtetas të huaj.

Grupi pedaloi në bulevardin qendror dhe sheshin ‘Nënë Tereza’ me qëllim mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual, transgjinor), në vendin tonë.

Me këtë paradë ata shpërndajnë këtë mesazh për të gjithë qytetarët: Duhet Vepruar Tani! kundër homofobisë. Mos harroni: Të drejtat e Homoseksualëve janë të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Njeriut janë të Drejtat e Homoseksualëve!

Ndërkohë që Ambasada Pink ka zhvilluar një aktivitet tjetër sensibilizues, duke parakaluar me biçikleta në sheshin ‘3 Vëllezërit Frashëri’.

Parada e LGBT dhe e Ambasadës Pink mbikëqyret nga forca të shumta policisë. Po sot policia ka anulluar një tubim të Komunitetit Mysliman me pretendimin se zhvillohej në të njejtën orë dhe vend me aktivitetin e LGTB.

TOTOZANI: SHOQERIA JONE GATI TE PRANOJE LGBT
KRISTI PINDERI DHE IGLI TOTOZANI Avokati i Popullit, Igli Toptozani i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se Shqipëria është gati të shkojë në Europë. Në këtë mënyrë pranon edhe LGBT.

“Sot do them kjo që po ndodh gjëja më e fortë, këta të rinj janë krenarë të shprehin vlerat dhe dinjitetin e tyre. Shpeshherë më ka qëlluar në mandatin tim që sa herë të mbroj LGBT, komunitetin rom e të tjerë, më kanë thënë që shoqëria nuk është gati t’i mirëpresë, atëherë unë bëj pyetjen po për të shkuar në Europë a është gati Shqipëria? Shoqëria shqiptarë meriton statusin sepse është gati të shkojë në Europë. Ky aktivitet tregon pranimin e LGBT”, tha ai.

DEPUTETJA E PS, VASILIKA HYSI: LGBT TË BARABARTË ME TË TJERËT
Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi e vurti theksin tek barazia e trajtimit të këtyre personave në çdo sektor të jetës.

“Unë kam një mesazh shumë të thjeshtë. Vëmendje jo vetëm në 17 maj, por në procesin e shkrimit të ligjeve. Respekt dhe të drejta për çdo shtetas pa u diskriminuar. Mesazh për prindërit që të pranoni fëmijët tuaj, gëzonim ta. Të ketë barazi në punë dhe çdo sektor të jetës për këta persona, si për çdo qytetar tjetër”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here