Home Sport Milan mund Napolin me rrezultat 3 – 0, largohet 5 pike nga...

Milan mund Napolin me rrezultat 3 – 0, largohet 5 pike nga Interi

618
0

Milan ka udhëhequr supërsfidën që mbylll javën e 27-të të Seria A, duke mundur ndjekësin më të afërt Napolin me rezultatin 3:0. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me një dominim të lehtë të Milanit. Fraksioni i dytë i lojës ka folur totalisht për kuqezinjtë, ndërsa janë shënuar 3 gola. Serinë e golave e ka hapur Ibrahimoviç ku është treguar i saktë nga pika e 11-metërshit. I sapofutur në lojë Prince Boateng dyfishon rezultatin në minutën e ’77, pas një asisti nga Pato, i cili ishte në një mbrëmje mjaft të mirë. Dy minuta më vonë Pato shënon fkson rezultatin në 3:0 me një supergol.

Pas kësaj fitoreje Milan mbetet në vendin e parë me +5 (58 pikë) nga ndjekësi më i afërt Interi me 53 pikë. Napoli në kuotën e 52 pikëve në vendin e tretë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here