Shqipëria do të jetë vendi i parë në Evropë që do të vendosë 1.1 milionë matësa inteligjentë, brenda harkut kohor të 5 viteve ka bërë të ditur Kryeministri Rama në prezantimin e aksionit të përbashkët OSHEE-polici kundër vjedhjes së energjisë.
“Në 5 vite, duke filluar që nga vit, shqiptarët do të shohin me sytë e tyre se si do të ndryshojë sektori. Teknologji që asnjë pikë drite të mos ngelet pa u identifikuar dhe pa askush të mos paguaj më tepër. Me telefon do të kërkojë sasinë e energjisë që dëshiron dhe kur ajo do të përfundojë do të blejë sasinë tjetër. Do ta fillojmë që këtë vit. Do të bëhemi vendi i parë i Europës që vendos 1.1 milionë matësa inteligjentë. Kjo teknologji, jo se jemi ne jemi të parët, por sepse në Gjermani nuk është nevoja të ndërrohen.”- tha Rama.
Çela: Aksioni kundër vjedhjes i dha fund spirales së falimentimit
Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela gjatë fjalës së tij theksoi se kompania energjetike po shkonte drejt një spiraleje falimentimi.
“Të kuptojmë më mirë sfidat. Bilanci ekonomik 246 mln dollarë humbje. Borxhi ndaj kompanive të treta ishte në shifrat e 1 mld dollarëve. Niveli i arkëtimeve 75 e faturave, këto tregues e futën në kompaninë në një spirale falimentimi. Prej vitesh nuk është bërë investime.”- tha Çela/
Por ndërhyrjet në sistem gjatë 2014-s dhe kryesisht aksionin kundër vjedhje së energjisë ndryshoi totalisht situatën.
“Në 2014 ka filluar ndalimi i spirales së falimentimit, puna e bërë gjatë këtij viti kulmoi kundër hajdutshmërisë, rezultatet janë të dukshme. Lufta ndaj fenomenit, nga 31,8 mld lekë të ardhura në 2013, një vit më pas 49.9 mld lekë.