Home Aktualitet Fier, atentat me automatik, vritet biznesmeni

Fier, atentat me automatik, vritet biznesmeni

646
0

Atentat me armë zjarri në qytetin e Fierit, vritet biznesmeni 43-vjecar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur rreth orës 21:05 në lagjen ‘Liri’ në oborrin e baneses së viktimës Naim Sula.

Mësohet se atentati ka ndodhur në oborrin e vilës së viktimës, sapo 43- vjecari ka zbritur nga automjeti i tij me targa, TR 7835 C për të parkuar. Teksa  ka hapur derën e automjetit që drejtonte është përballur me breshërinë e automatikut nga persona të paidentifikuar të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Forca të shumta janë vënë në lëvizje për ngritjen e postoblloqeve për kapjen e autorëve, ndërkohë që grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët Sula.

Hetimet
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vrasjes të jetë motivi i pronësisë, pasi viktima është ka një biznes karburanti në rrugën Fier-Patos. Dy persona janë të dyshuar për atentatit me armë zjarri, ndërkohë që policisë i kanë ardhur në ndihmë dhe forca të shumta te FNSH-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here