Home Aktualitet KRRTRSH miraton Unazën e Madhe, Bashkia: Berisha bllokoi projektet

KRRTRSH miraton Unazën e Madhe, Bashkia: Berisha bllokoi projektet

614
0

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Rregullimit të Territorit miratoi projektin për dy segmente pjesë të Unazës së Madhe të Tiranës.

Projekti i cili kap vlerën e 135 milionë eurove, është i ndarë në dy segmente. Segmenti i parë nis në Babrru dhe ecën përgjatë lumit deri në urën e Kamzës, ndërsa segmenti I dytë fillon në Sauk dhe përfundon tek Shkolla Teknologjike.

Kryeministri Berisah gjate mbledhjes akuzoi Bashkine e Tiranes per bllokim te projektit, akuza te cilat moren pergjigje nga zedhenesi i Bashkisë Tiranë Florion Serjani.

Projektet e Bashkisë i mban të bllokuara kryeministri. Me këtë deklaratë, bashkia e Tiranës i është përgjigjur akuzave të kreut të qeverisë, gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së.

Zëdhënësi Florion Serjani tha për mediat se Berisha ka bllokuar projektet nëntokësore për parkime në Tiranë, në parkun “Rinia” dhe në sheshin “Italia”.

“Berisha mban të bllokuar kredinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për unazën e madhe, si dhe buxhetin e bashkisë së kryeqytetit për vizin 2010”, tha ai.

Kryeministri Sali Berisha ka kritikuar punën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, duke deklaruar se infrastruktura e kryeqytetit është e mjerueshme dhe ka kërkuar nisjen urgjente të punës për Unazën e Madhe.

Gjatë mbeldhjes së KRRTRSH-së, Berisha ka kërkuar të nisë puna për këtë projekt të madh dhe ndër më të rëndësishëmit për kryeqytetin.

Sipas Berishës, përjashtuar disa akse kryesore, rrugët e Tranës nuk kanë krahasim me rrugët e fshatrave që ka bërë qeveria e tij.

“Situata në infrastrukturën e Tiranës përjashto akset kryesore është e mjerueshme, ka qindra km rrugë të cilat nuk kanë as kalldrëm që është vendosur 200-300 vjet më parë. Qyteti nuk ka përjetuar kurre me pare braktisjen totale si në këto 4 vjetët e fundit”- tha Berisha.

Berisha ka kujtuar se Banka Evropiane për Zhvillim që në 2007 premtoi financimin e Unazës.

“Morëm përsipër që ta marrim kredinë si qeveri dhe t’ia japim bashkisë së Tiranës, por ajo nuk binte kurrë dakord që të bënte një investim të përbashkët me qeverinë. Ne nuk mund ta lejonim që miliona euro të përfundonin nëpër xhepa. Meqë se ai nuk pranoi, u detyruam që të fillojmë ndërtimin e segmentit nga Sauku drejt Shkollës Teknologjike deri në territorin e bashkisë. Nëse nuk e bën pjesën tjetër do të detyrohemi ta bëjë ne”, tha ai, duke shtuar se pjesa veriperëndimore e Unazës do të jetë me 8 koris, pjesë e rrugës së Arbrit.

Sipas kryeministrit, Tirana ka një problem shumë serioz, pasi në rrafshin kulturorë, studiuesit e kanë të vështirë ta lidhin për kryeqytetet evropiane.
“Tirana me fatkeqësinë e vet, thesaret e çmuara që ka nuk i ekspozon dot. Në zemër të saj është kështjella një nga më të bukura dhe me ndërtesa dinjitoze. Aty nuk të lejon ta vizitosh diskoja e kryetarit, sepse ajo po nxjerr jashtë zone edhe ata pak banorë që kishin mbetur. Çdo qytetar i huaj që vjen në Shqipëri nuk do të dëshironte të largohej ta vizitonte Tiranën”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here