Home Politike Harasani del kundër:Ngjela: Qeveria si bandë,goditet më çdo lloj mjeti

Harasani del kundër:Ngjela: Qeveria si bandë,goditet më çdo lloj mjeti

550
0

Opozita nga dita e sotme do të rinisë protestat të cilat sipas Spatak Ngjelës mund të degradojnë në dhunë nëse nuk ka një reagim të qeverisë. Deklarata e fortë është bërë dje pas takimit të kryetarëve të partive aleate të opozitës, ku ka marrë pjesë dhe lideri i PS, Edi Rama. Ky i fundit ka marrë mbështetjen e aleatëve për heqjen dorë nga fletët e votimit dhe dy mocionet në Kuvend ndaj Kryeparlamentares Topalli dhe kreut të qeverisë. Deklaratat e Ngjelës janë kundërshtuar nga deputeti i opozitës Harsani i cili është distancuar nga thirrjet për dhunë duke kërkuar distancim dhe të linjës zyrtare të PS nga deklarata të tilla.
Protestat nisin sot
Opozita bëri të ditur se do të nisin që prej ditës së sotme protestat në të gjitha qarqet e vendit ndaj qeverisjes së demokratëve. Gjithçka do të mbyllet me një protestë të madhe në kryeqytet që synon largimin nga pushteti të qeverisë “Berisha”, e cila sipas opozitës po e rrënon vendin. Kjo u vendos dje gjatë tryezës së aleateve që u mblodh në Tiranë dhe ku ishin të pranishëm lideri i PS, Edi Rama, kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, lideri i Partisë Demokristiane dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kreu i PLD, Spartak Ngjela tha se kreu i ekzekutivit po tenton të vendosë nën kontroll të gjitha institucionet kushtetuese në vend. Sipas tij, aleatët mbështesin mocionet e opozitës në Parlament, ndërsa u shprehën se nuk i duan fletët të votimit të zgjedhjeve të manipuluara, por largimin e zotit Berisha. “Nëpërmjet protestave do t’i drejtohemi opinionit publik për të rrëzuar qeverinë dhe për të larguar kryeministrin”, tha Ngjela.
Përdorimi i dhunës
Jo pak vetë janë habitur nga deklaratat e Saprtak Ngjelës gjatë ditës së djeshme për përdorim dhune ndaj qeverisë. I pyetur nga gazetarët, Ngjela u shpreh se po të jetë e nevojshme do të përdoren dhe skenarët e Orikumit dhe Dukatit tre ditë më parë ku u gjuajt mbi policinë me gur. “Opozita do mbështesë frymën e popullit. Frymën që pati në Dukat për të mbrojtur të drejtat dhe i bënë thirrje të gjithë njerëzve që janë të prekur në të drejta, në dinjitet, në pronë, në gjithçka që shikojnë, të bëhen pjesë e kësaj lëvizje e cila që nesër (sot) fillon e merr formë në të gjithë Shqipërinë. Derisa të vijnë në një ditë të caktuar për të ardhur në Tiranë, ashtu siç kemi vendosur dhe kemi bërë herët e tjera”, u shpreh Ngjela në daljen mediatike. Ngjela e ka quajtur bandë qeverinë dhe si e tillë duhet goditur. “Bandat goditen me çdo mjet. Shqiptarët duhet të jenë aktiv për të mbrojtur të drejtat e tyre sepse kjo është një grabitje e madhe,” përfundoi Ngjela. Por kjo është kundërshtuar nga Andis Harsani i cili nëpërmjet rrjetit social “Facebook” është distancuar nga deklarata e Ngjelës. “Personalisht distancohem nga deklarata e Z. Ngjela në media për protesta të dhunshme! Besoj dhe do kërkoj që dhe PS të distancohet”, shprehej Harasani duke dalë kundër deklaratës së kreut të PLD-së.

Spartak Ngjela
“Opozita do mbështesë frymën e popullit. Frymën që patë në Dukat për të mbrojtur të drejtat dhe i bënë thirrje të gjithë njerëzve që janë të prekur në të drejta, në dinjitet, në pronë, në gjithçka që shikojnë të bëhen pjesë e kësaj lëvizje e cila që nesër (sot) fillon e merr formë në të gjithë Shqipërinë. Derisa të vijnë në një ditë të caktuar për të ardhur në Tiranë, ashtu siç kemi vendosur dhe kemi bërë herët e tjera”, u shpreh Ngjela.

Andis Harasani
Andis Harsani nëpërmjet rrjetit social “Facebook” është distancuar nga deklarata e Spartak Ngjelës. “Personalisht distancohem nga deklarata e z. Ngjela në media për protesta të dhunshme! Besoj dhe do kërkoj që dhe PS të distancohet”, shprehej Harasani duke dalë kundër deklaratës së kreut të PLD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here