Home Aktualitet Qytetarët e Tiranës, homazhe për policin Enver Zymberi

Qytetarët e Tiranës, homazhe për policin Enver Zymberi

504
0

Grupimi i Tifozëve Kuqezi sëbashku me dhjetëra qytetarë të Tiranës zhvilluan pasditen e sotme homazhe në nderim të Enver Zymberit. Ceremonia e cila nisi pranë Piramidës dhe që përfundoi në sheshin “Nënë Tereza”, kishte si qëllim respektimin e figurës heroike të policit kosovar i cili humbi jetën dy ditë më parë.

Enver Zymberi u qëllua në kokë nga një snajper serb në Mitrovicën së Veriut gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pikës doganore.

Personalitetet më të larta të qeverisë Kosovare morën pjesë në ceremoninë mortore të Zymberit dhe e dekoruan atë me titullin “Hero i Kosovës” nën motivacionin e ruajtjes së sovranitetit të Republikës dhe shtrirjen e ligjit në të gjithë territorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here