Home Aktualitet Vrasja e Santos, ARMO dhe Kosova jane pistat e mundshme

Vrasja e Santos, ARMO dhe Kosova jane pistat e mundshme

815
0

santoVrasja mafioze e biznesmenit njëherësh bankierit të njohur Artan Santo në qëndër të Tiranës, ka shtyrë policinë dhe prokurorinë e kryeqytetit të hetojë në disa pista hetimore, të cilat flasin rreth aktivitetit tregtar në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë mbrëmjes së djeshme në policinë e Tiranës është zhvilluar një analizë rreth strategjisë hetimore që do ndiqet për sigurimin e provave materiale dhe identifikimin e autorëve të krimit, që mendohet se i përkasin një klani mafioz.

Ndërkohë nga informacionet operative që kanë mbëritur në polici, mendohet se vrasja e biznesmenit Santo është kryer kundrejt një shume prej rreth 300 mijë euro. Momentalisht për këtë vrasje policia së bashku me prokurorinë janë përqëndruar në tre pista kryesore, të cilat bëjnë fjalë për një ndërtim që Artan Santo, po kryente në Prishtinë, ku investonte për një qëndër tregtare “Prishtina Centër”. Pista e dytë e hetimeve është ajo e ortakëve në biznesin që Santo ka në Shqipëri, ndërkohë që pista e tretë është ajo e një afere të lidhur me dosjen e shitjes së rafinerisë së naftës ARMO, ku janë përfshirë banka “Credins”, një investor shqiptar, si dhe investor të huaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here