Home Aktualitet Perseri grabitje me arme ne Tirane

Perseri grabitje me arme ne Tirane

568
0

Rikthehet grabitja e e varëseve të femrave në rrugë. Blutë e kryeqytetit bënë me dije se 2 persona të panjohur kanë grabitur varësen e një femre nën kërcënimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (rreth orës 18:50) në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ndërkohë që mësohet e si pasojë e grabitjes ka mbetur e lënduar nje grua.

Nga dëshmitë e marra nga gruaja, policia bën me dije se aiutorët rreth moshës 25-vjec, pasi e kanë kërcënuar me armë gruan, i kanë marrë asaj varësen. Sipas dëshmisë, gruaja ka bërë rezistencë duke i grisur bluzën njërit prej grabitëseve, ndërkohë si pasojë ka marrë lëndime të lehta në trup.

2 autorët janë larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja në këmbë  drejt “Qytetit Studenti”. Nisin hetimet për kapjen e autorëve.

Precedenti

Grabitja e varëseve të femrave në rrugët e vendit duket se po kthehet në një problem shqetësues. Më 7 gusht një grabitje e tillë ka rezultuar fatale për 37-vjecaren Fatbardha Tafa, e cila mbeti e vdekur pas grabitjes me thikë, ndërkohë që motra e saj Lumturie Gjana u plago, pranë fushës së aviacionit në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here