Sapo doli video qe Jay-Z u sulmua nga motra e gruas se tij Beyonce, e cila ndodhej para tij, menjehere u pretendua qe Solange kishte nje zenke te madhe me shoqen e ngushte te Kim Kardashian. UsWeekly konfirmon se kengetarja kishte humbur qetesine me pare me stilisten Rachel Roy, shoqen e Kim Kardashian.
Me pas eshte filmuar video ku Jay-Z është sulmuar fizikisht nga Solange Knowles, motra e gruas së tij, Beyonce.
Kjo ngjarje është kapur nga kamerat e hotelit Standard në New York ku edhe ishte duke u mbajtur Met Gala.
Sipas TMZ-së, përleshja e tyre ka filluar pas mbajtjes së kësaj ngjarje, ku Jay Z dhe Beyounce bashkë me motrën e saj kanë hyrë në ashensorë. Kamerat e hotelit kanë kapur momentin ku Solange ka nisur të bërtasë e më pas edhe ta sulmojë fizikisht atë. Në videon që ka siguruar TMZ mund të shihet qartë sulmi që motra e Beyounce ka bërë ndaj Jay Z.