Home Politike Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ të hapë të gjitha kutitë e votimit

Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ të hapë të gjitha kutitë e votimit

678
0

Kolegji Zgjedhor urdhëron KQZ-në për hapjen e të gjitha kutive të Tiranës për kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit, duke pranuar pjesërisht ankesën e PS-së. Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, trupa e Kolegjit ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për të numëruar fletët e kontestuara, të hedhura gabimisht në kutitë e tjera. Kolegji ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për shpalljen e kandidatit demokrat Lulzim Basha si kryetar bashkie, duke kërkuar rinumërimin e fletëve të kontestuara.

KOLEGJI ZGJEDHOR URDHERON KQZ TE HAPE KUTITE E TE GJITHA QENDRAVE TE VOTIMIT
Ora 23: 50-Kolegji Zgjedhor eshte shprehur ne mesnate per kerkese padite e PS. Ne vendimin e marre sot ne mbremje u vendos qe te pranohet pjeserisht kerkese padia e PS. Keshtu Kolegji vendos qe te hapen mbi 300 kuti te disa KZAZ-ve ne Tirane per te numeruar flete te konstuara ne to. Kolegji shprehet se pasi te numerohen keto flete te kontestuara, rezultati per to ti shtohet shumatoresh aktuale qe ka KQZ dhe me pas te realizohet tabela permbledhese per Tiranen. Nderkohe Kolegji ka rrezuar kerkesen e PS per 117 kuti votimit qe numeroi KQZ per flete te kontestuara me argumentimin per mos akordim shifrash. Keshtu nga 485 kuti votimi qe jane gjithsej per Tiranen, 117 jane hapur dhe numeruar fletet e kontestuara, KQZ-se sipas vendimit te Kolegjit do ti duhet te numeroje dhe 368 kuti te tjere per fletet e gabuara.
Kryerelatorja Dhurata Haveri lexoi sot kete vendim. “Kolegji Zgjedhor në bazë të nenit 153 në përfundimit të shqyrtimit gjyqësor vendosi: pranimin e pjessshëm të kërkesës së paditësit Partia Socialiste e Shqipërisë; anullimin e vendimit 827 të KQZ-së për pikat 2 dhe 3 ku bëhet fjalë për rrëzimin e kërkesës ankimore numër 161 dhe 162 të subjektit PS. Anulimin e vendimit nr.703 të KQZ dhe vendimin 711 datë 23/5 2011 te KQZ.

Urdhërimin e palës së paditur KQZ të hapë, rinumëroje dhe rivlerësojë votat e kontestuara në kutitë e pahapura të materialeve zgjedhore për Bashkinë Tiranë në 386 QV për kryetarin e Bashksië Tiranë, Këshillin e Bashkisë Tiranë, Kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake për votat që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës qëndër votimi dhe mbi bazën e tyre të shpallë tabelat përmbledhëse për rezultatin e Bashkisë Tiranë”.

Ky vendim i Kolegjit Zgjedhor lë ende të hapur garën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Per te mesuar emrin e ri te kreut te Bashkise se Tiranes, nese eshte Basha apo Rama do te duhen dhe shume dite.

VONON ME ORE VENDIMI I KOLEGJIT ZGJEDHOR
Ora 22:00-Prej ores 19:30 minuta Kolegji Zgjedhor eshte mbledhur te administroje provat e paraqitura nga palet. Nuk ka asnje konfirmim se kur pritet qe Kolegji te jape vendimin per kreun e ri bashkiak te Tiranes, nese do te jete Rama apo Basha. Afati i fundit i Kolegjit Zgjedhor per te shpallur vendimin per zgjedhjet ne kryeqytet eshte sot.

KOLEGJI ZGJEDHOR, VENDIMI PER TIRANEN PAS ORES 21:00
Ora 21:00-Aktualisht në selinë e Gjykatës së Apelit ka lëvizje, si dhe janë të pranishëm personat e interesuar, konkretisht avokatët e PD dhe PS, si dhe një prani e shtuar e anëtarëve të komisionit të ligjeve nga të dyja palët. Pritet që trupa gjyqësore, me në krye Dhurata Haverin të mblidhet dhe vendimi do të jepet patjetër sot, pas orës 21:00.

KOLEGJI ZGJEDHOR VONON NISJEN E MBLEDHJES
Ora 20:00-Edhe pse ishte njoftuar se ne oren 19:30 do niste mbledhja ku do te deklarohej vendimi perfundimtar per kreun e Bashkise se Tiranes, Kolegji Zgjedhor nuk ka nisur ende mbledhjen. Ora shenon 20:00 dhe mbledhja po vonon te nise ndersa nuk ka asnje deklarate per vonesen. Mesohet se situata ne seline e PD dhe ate te PS eshte e qete dhe ne pritje te vendimit te Kolegjit Zgjedhor.

KOLEGJI ZGJEDHOR TËRHIQET PËR VENDIMIN
Ankimimi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor për të shpallur të pavlefshëm tabelën për Tiranën, pritet të marrë përgjigje në orën 19:30 të pasdites. Pasi ka dëgjuar për rreth 6 orë palët e interesuara atë të Partisë Socialiste, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Partisë Demokratike si palë e interesuar, Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të administruar provat e paraqituara. PD dhe KQZ i kanë kërkuar sot Kolegjit Zgjedhor rrëzimin e padisë së socialisteve të cilët kundërshtojnë tabelën përmbledhëse të rezultatit të Tiranës dhe tabelat e cdo grupi numërimi.

GJIKNURI: TE RREZOHEN VENDIMET KQZ
Në fillim të seancës përfaqësuesi ligjor, njëkohësisht deputeti socialist Damian Gjiknuri tha para trupit gjykues se PS kundërshton vendimet e KQZ për ndryshimin e tabelës së rezultateve për cdo qendër votimi. “Këto vendime- tha Gjiknuri- janë marrë pas hapjes së kutive nga KQZ që prej datës 18 maj deri në 23 maj me numërimin e fletëve të kontestuara”. PS ka kërkuar administrimin si provë të tabelave përfundimtare për të 485 qendrat e votimit në Tiranë si dhe tabelën përmbledhëse të rezultatit të Tiranës. Pas 20 minutash pushim Kolegji Zgjedhor është rimbledhur për të vazhduar me shqyrtimin me dëgjimin e argumenteve të përfaqësueses ligjore të KQZ-së.
Në kërkesë-padinë e tretë të depozituar në Kolegj disa ditë më parë, socialistët shprehen ndër të tjera se KQZ-ja, me hapjen e kutive për numërimin e fletëve të votimit që ndodheshin në kutitë e gabuara, ndryshoi tabelat e grupeve të numërimit, sipas tyre, në kundërshtim flagrant me ligjin. Gjithashtu, PS-ja ankohet edhe për faktin se në fund të procesit të rinumërimit dhe ndryshimit të tabelave, rezultojnë 357 fletë votimi më shumë se sa votues, ndërkohë që edhe konsiderimi si të vlefshëm i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara bie në kundërshtim me përcaktimet e kodit zgjedhor, pretendon opozita.

PASKO e KQZ: PADIA E PS E PABAZE
Drejtoresha juridike e KQZ Dëshira Pasko e ka cilësuar të pabazë padinë e socialisteve. Sipas saj në fund të procesit u depozituan tabelat e rezultateve nga KZAZ e Tiranës me përjashtim të tabelës së KZAZ 49 ku u konstatuan fletë të hedhura në kutitë e gabuara. „Në këto kushte- sqaroi Pasko- kjo KZAZ i kerkoi KQZ të numëroheshin këto fletë votimi se shprehnin vullnetin e zgjedhësve.“ Sipas Paskos KQZ vijoi me numërimin e votave dhe ndryshoi tabelat e grupeve të numerimit dhe këto ndryshime u reflektuan në tabelat përfundimtare. Ankuesit sipas drejtores juridike të KQZ nuk ngrenë pretendim për pavlefshmërinë e votave të gjetura në kutitë gabim por ngrenë pretendimin se vullneti i zgjedhësve nuk përputhet me votat në kuti dhe ky pretendim nuk qendron.

KASO I PD: KOLEGJI U SHPREH MË 3 QERSHOR
Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso deklaroi se tashmë Kolegji Zgjedhur është shprehur me 3 qershor për akte të ndërmjetme duke i konsideruar aktet si të ligjshme, ndaj ai nuk duhet ta marre parasysh kerkesen e PS. Kaso theksoi se PS po paraqet pranë Kolegjit të njëjtat fakte dhe nuk po paraqet fakte për manipulim.
“Kolegji u shpreh më 3 qershor. U shpreh për aktet e ndërmjetme dhe i konsideroi si të ligjshme. Mosrakordimi i shifrave, gabim njerëzor. Nëse PS ka fakte për manipulim,t’i paraqesë”,- deklaroi Kaso.

Relatore e çështjes është Dhurata Haveri. Anëtarë janë Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja.

Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama. Sipas Kodit Zgjedhor, vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë. Përfundimi i shqyrtimit të ankesave nga Kolegji zgjedhor certifikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here