Home Aktualitet Elhaiden e penalizoi juria. Votat e publikut e nxorren te paren

Elhaiden e penalizoi juria. Votat e publikut e nxorren te paren

69
0

elhaida-daniShqipëria mori një suprizë të pakëndshme në Eurosong ku vende fqinje si Italia, Serbia dhe shtete ku jetojnë një pjesë e konsiderueshme emigrantësh shqiptarë nuk i dhanë asnjë pikë këngës “I’m Alive” të Elhaida Danit që përfaqësoi vendin tonë në finalen e edicionit të 60-të të kompeticionit më të madh evropian të këngës. Në një vëzhgim që Shqiptarja.com i ka bërë votimeve të 40 shteteve të publikuara në faqen zyrtare të Eurosong, rezulton se në këto raste televotuesit e kanë renditur shkodranen Dani në vend të parë, dhe ka qenë pikërisht vlerësimi i anëtarëve të jurive përkatëse që ka penalizuar Shqipërinë.

Emigrantët shqiptarë në Itali, por edhe mbështetës të Elhaida Danit në vendin fqinj, të cilët e zgjodhën fituese shqiptaren në edicionin e shkuar të talent show-t The Voice Of Itali”, kanë votuar në masë për këngën I’m Alive duke e radhitur Shqipërinë në vend të parë. Por ndëshkimi ka ardhur nga juria që e ka vlerësuar vendin tonë të 25-ën. Sipas formulës së pikëve të këtij eventi muzikor, (50% juria dhe 50 % televotuesit) Italia e vendosi Shqipërinë në vendin e 12 që përkthehet në 0 pikë. Njëjtë, edhe televotuesit në vendin tonë e radhitën të parën performancën e grupit Il volo, ashtu sikundër edhe juria.

E njëjta situatë është përsëritur edhe në Zvicër, shtet ku emigrantët shqiptarë janë të shumtë. Teleshikuesit e këtij vendi e kanë votuar Elhaidën të parën, por juria e Zvicrës i ka dhënë asaj vendin e 26-të, duke bërë që në përfundim Shqipëria të mos marrë asnjë pikë nga 12 të mundshme.

Edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani kanë votuar për I’m Alive duke e radhitur Elhaida Danin në vend të 6, por juria ka qenë e mendimit se performance e shqiptares meriton vendin e parafundit, të 26, duke mos i dhënë asnjë pikë.

Në Greqi, televotuesit e nxorrën shkodranen Dani në vend të dytë, por vlerësimi i jurisë për të qenë e 9-a bëri që pikët totale për vendin tonë të përkthehen vetëm në 6.

Surprizë ishte edhe Austria, ku në sajë të votive Shqipëria rezulton në vendin e pestë ndërsa sipas jurisë në të 26-in. Ajo që ran ë sy gjatë mbrëmjes finale ishte moment kur Austria dha live pikët e saj për shtetet në garë, ku në sheshin e Vienës u duk qartë flamuri shqiptar, çka flet për mbështetje të madhe ndaj Elhaidës.

Shqipëria është vlerësuar pozitivisht edhe nga Serbia, ku televotuesit e kanë renditur Elhaidën në vendin e 6, por ndryshe ka vendosur juria e shtetit fiqnj që e ka radhitur të 25-ën. Nga ana tjetër, televotuesit në Shqipëri e vunë në vendin e 14 Serbinë, ndërsa juria në të 6-shtin duke u përkhtyer në 2 pikë.

Shkodrania Elhaida Dani nuk reshti së vlerësuari si favorite për të rrëmbyer kupën e Eurovizion, deri mbrëmjen e finales së madhe kur çdo parashikim u përmbys. Formula e votimit 50 % nga juria dhe 50 % e televotuesve jashtë kufijve shqiptarë penalizuan performancën shpërthyese të Danit me I’m Alive (Në jetë) duke e radhitur Shqipërinë në vendin e 17-të nga 27 vende që prekën finale e Eurosong të mbajtur në Vienë. Gjigandi mediatik BBC por edhe vetë Eurovizion në faqen zyrtare në Twitter vlerësuan zërin e fuqishëm të shqiptares dhe performancën e saj.

Votimi i Zvicres/ Juria radhit Shqiperine ne vend te 26; televotuesit ne vend te pare…perkthimi ne pike: 0

Votimi i Italise/ Juria radhit Shqiperine ne vend te 25; televotuesit ne vend te pare…perkthimi ne pike: 0

Votimi i Gjermanise/ Juria radhit Shqiperine ne vend te 26; televotuesit ne vend te 6…perkthimi ne pike: 0

Votimi i Greqise/ Juria radhit Shqiperine ne vend te 9; televotuesit ne vend te 2…perkthimi ne pike: 6

Votimi i Austrise/ Juria radhit Shqiperine ne vend te 26; televotuesit ne vend te 5…perkthimi ne pike: 0

Votimi i Serbise/ Juria radhit Shqiperine ne vend te 25; televotuesit ne vend te 6…perkthimi ne pike: 0

Votimi i Suedise/ Juria radhit Shqiperine ne vend te 24; televotuesit ne vend te 6…perkthimi ne pike: 0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here