Home Ekonomi Standard & Poor’s: “Reforma ne energji e suksesshme”

Standard & Poor’s: “Reforma ne energji e suksesshme”

556
0

197591“Reforma në energji ka qenë e suksesshme”. Ky është përfundimi i raportit të agjencisë vlerësuese e parametrave ekonomikë Standard & Poor’s e cila raporton se gjatë 2015 ka rritje në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit.

Kjo reformë e cila është ndërmarrë para një viti nga qeveria shqiptare ka marrë vlerësimin edhe Standard & Poor’s e cila raporton se faktorët sovranë të kreditit në Shqipëri janë të paprekur.

“Qeveria po forcon institucionet fiskale dhe menaxhimin e sektorit fiskal. Deri më tani, reformat janë kryer në sistemin e pensioneve, qeverisjen lokale, administratën e taksave dhe sektorin energjitik. Veçanërisht, reformat e ndërmarra në sektorin energjitik kanë qenë të suksesshme për rritjen e të ardhurave çka ka ulur presionin e sektorit ndaj Buxhetit”, shkruhet në raport.

Agjencia Standard&Poor’s raporton se nga rritja e të ardhurave priten investime më të larta kryesisht në hidrocentrale dhe në projektin e gazsjellësit  Trans-Adriatic Pipeline në vitet 2016-2018.

Përmirësimet fiskale do të varen nga normat më të larta të rritjes ekonomike nga viti 2015. Në të njëjtën kohë, ngadalësimi i vrullit të reformave mund të pengojë rritjen ekonomike dhe anasjelltas”, thuhet në një deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here