Home Aktualitet Papa uron besimtarët: Për shumë vjet Pashkët

Papa uron besimtarët: Për shumë vjet Pashkët

703
0

Papa Benedikti i 16 ashtu si çdo vit ka pershendetur te gjithe besimtaret katolike shqiptare ne gjuhen shqipe.

Ne urimin e tij te pervitshem ne te gjitha gjuhet e botes, Papa uroi shqiptaret; “Për shumë vjet pashkët”.

Në meshën tradicionale ndërmjet së shtunës dhe të dielës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, duke tërhequr vërejtjen se njerëzimi po ecën nëpër errësirë, duke mos qenë i aftë ta dalloj të mirën nga e keqja.

“Jeta është më e fortë se vdekja. E mira është më e fortë se e keqja. Dashuria është më e fortë se urrejta. E vërteta është më e fortë se gënjeshtra”, tha Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit, që ishte e mbushur përplotë me besimtarë.

I veshur në të bardhë, si simbol i jetës së re, ai, megjithatë ka tërhequr vërejtjen se “errësira paraqet kërcënim real për njerëzimin”.

“Nëse Zoti dhe vlerat morale, dallimi ndërmjet së mirës dhe së keqes, mbeten në errësirë, atëherë të gjitha dritat e tjera, të cilat kanë lindur vepra të pabesueshme teknike, paraqesin jo vetëm përparim, por neve dhe botën nga ekspozojnë edhe para rreziqeve”, tha Papa, dhe shtoi se besimi është “përndritje e vërtetë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here