Home Politike Edi Rama vazhdon turin ne Tepelene dhe Permet: Do fillojne perseri protestat...

Edi Rama vazhdon turin ne Tepelene dhe Permet: Do fillojne perseri protestat popullore

723
0
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vijuar dje turin e tij në Tepelenë dhe Përmet, nga ku deklaroi se do të rifillojnë protestat me më shumë kurajë. Përballë tepelenasve, kryesocialisti vuri theksin në zgjedhjet e shkuara, duke theksuar se në këto zgjedhje u grabit vota. “Po dalin në dritë të palarat e qeverisjes. Çmimet e ushqimeve po shtrenjtohen. Krahas kësaj, Shqipëria ka një shifër rrëqethëse papunësie, 1 milionë të papunë. Në një vend si Shqipëria në mes të Evropës 1 milionë të papunë është një shifër e patolerueshme. Papunësia është një dramë, detyrimi ynë ta luftojmë këtë papunësi”, – deklaroi Rama. Sipas tij, sistemi shkollor nuk është i besueshëm. Ai theksoi se shkolla është e zhytur në korrupsion. Kreu i opozitës vlerësoi se raporti i universiteteve privat-shtet është skandaloz. Për të, sfidat e integrimit nuk përballohet me këtë arsim. “Shqipëria përditë e më shumë zhytet në borxh nga borxhet që merr qeveria. Këto borxhe i merr Berisha, por i paguajmë ne. Nuk ka asgjë më keq se të marrësh borxh për të larë borxh. Atdheu nuk mund të jetë një shtëpi e lënë peng. Këto borxhe do t’i lajë qeveria e ardhshme se ai nuk ka asnjë fre. Duhet të largojmë me çdo kusht qeverinë për të mos lejuar që e nesërmja të jetë e pamundur. Na duhet një model i ri, një moral e rrugë e re”, – u shpreh kreu i socialistëve. Sipas tij, Shqipëria po vuan mungesën e transparencës. Ai tha se arsyeja është që ia merr votën popullit duke ia vjedhur. “Do të rifillojmë protestat tona dhe me më shumë kurajë. Të protestojmë, të rezistojmë se kemi detyrim ndaj vendit”, – apeloi ndaj të pranishmëve Edi Rama.
Ndërsa nga qyteti i Përmetit, lideri i opozitës deklaroi se Sali Berisha vodhi votat e 28 qershorit. Kryesocialisti tha se Shqipëria është degraduar. Ai solli në vëmendje aferat korruptive të bëra publike nga opozita ditët e fundit, që lidhen me njerëz afër pushtetit. “Shikoni çfarë po ndodh me ato prova dhe fakte që ne po bëjmë të ditur përditë. Shikoni se si përballë tyre qeveria reagon me propagandë të ulët, me shpifje dhe sharje të ulëta. Qeveria mundohet të mbushë mendjen se nuk ka asgjë më të mirë për të zgjedhur se sa kjo alternativë që na jep kjo qeveri. Faktet tregojnë që Kryeministri dhe ministrat përfitojnë sa të mund duke grabitur Shqipërinë”, – u shpreh lideri i opozitës.
Pak ditë më parë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me socialistët ne qytetin e Elbasanit, akuzoi dhe njëherë pushtetin se po grabit cdo gjë që po i del përpara, dhe kjo si pasojë e vjedhjes së votave. Rama ka theksuar se denoncimet e fundit të opozitës, nuk kanë të bëjnë me marrjen e pushtetit por me transparencën. Opozita kërkon një qeveri më bashkëpunuese dhe transparente, tha Rama, por kjo s’mund të ndodhë, pasi pushteti i Berishës është i krimbur kokë e këmbë.
Gjatë fjalimit të tij kreu i opozitës tha se bujqësia nuk prodhon më, mjedisi po shkatërrohet dhe numri i të papunëve po rritet çdo ditë, pasi sot janë mbi 1 milion shqiptar të papunë.
Rama nga Elbasani ka bërë thirrje gjithashtu dhe për mobilizim në protesta, nëse do të jetë e nevojshme, në mënyrë që të largohet qeveria e Berishës.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vijuar dje turin e tij në Tepelenë dhe Përmet, nga ku deklaroi se do të rifillojnë protestat me më shumë kurajë. Përballë tepelenasve, kryesocialisti vuri theksin në zgjedhjet e shkuara, duke theksuar se në këto zgjedhje u grabit vota. “Po dalin në dritë të palarat e qeverisjes. Çmimet e ushqimeve po shtrenjtohen. Krahas kësaj, Shqipëria ka një shifër rrëqethëse papunësie, 1 milionë të papunë. Në një vend si Shqipëria në mes të Evropës 1 milionë të papunë është një shifër e patolerueshme. Papunësia është një dramë, detyrimi ynë ta luftojmë këtë papunësi”, – deklaroi Rama. Sipas tij, sistemi shkollor nuk është i besueshëm. Ai theksoi se shkolla është e zhytur në korrupsion. Kreu i opozitës vlerësoi se raporti i universiteteve privat-shtet është skandaloz. Për të, sfidat e integrimit nuk përballohet me këtë arsim. “Shqipëria përditë e më shumë zhytet në borxh nga borxhet që merr qeveria. Këto borxhe i merr Berisha, por i paguajmë ne. Nuk ka asgjë më keq se të marrësh borxh për të larë borxh. Atdheu nuk mund të jetë një shtëpi e lënë peng. Këto borxhe do t’i lajë qeveria e ardhshme se ai nuk ka asnjë fre. Duhet të largojmë me çdo kusht qeverinë për të mos lejuar që e nesërmja të jetë e pamundur. Na duhet një model i ri, një moral e rrugë e re”, – u shpreh kreu i socialistëve. Sipas tij, Shqipëria po vuan mungesën e transparencës. Ai tha se arsyeja është që ia merr votën popullit duke ia vjedhur. “Do të rifillojmë protestat tona dhe me më shumë kurajë. Të protestojmë, të rezistojmë se kemi detyrim ndaj vendit”, – apeloi ndaj të pranishmëve Edi Rama. Ndërsa nga qyteti i Përmetit, lideri i opozitës deklaroi se Sali Berisha vodhi votat e 28 qershorit. Kryesocialisti tha se Shqipëria është degraduar. Ai solli në vëmendje aferat korruptive të bëra publike nga opozita ditët e fundit, që lidhen me njerëz afër pushtetit. “Shikoni çfarë po ndodh me ato prova dhe fakte që ne po bëjmë të ditur përditë. Shikoni se si përballë tyre qeveria reagon me propagandë të ulët, me shpifje dhe sharje të ulëta. Qeveria mundohet të mbushë mendjen se nuk ka asgjë më të mirë për të zgjedhur se sa kjo alternativë që na jep kjo qeveri. Faktet tregojnë që Kryeministri dhe ministrat përfitojnë sa të mund duke grabitur Shqipërinë”, – u shpreh lideri i opozitës.
Pak ditë më parë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me socialistët ne qytetin e Elbasanit, akuzoi dhe njëherë pushtetin se po grabit cdo gjë që po i del përpara, dhe kjo si pasojë e vjedhjes së votave. Rama ka theksuar se denoncimet e fundit të opozitës, nuk kanë të bëjnë me marrjen e pushtetit por me transparencën. Opozita kërkon një qeveri më bashkëpunuese dhe transparente, tha Rama, por kjo s’mund të ndodhë, pasi pushteti i Berishës është i krimbur kokë e këmbë.Gjatë fjalimit të tij kreu i opozitës tha se bujqësia nuk prodhon më, mjedisi po shkatërrohet dhe numri i të papunëve po rritet çdo ditë, pasi sot janë mbi 1 milion shqiptar të papunë.Rama nga Elbasani ka bërë thirrje gjithashtu dhe për mobilizim në protesta, nëse do të jetë e nevojshme, në mënyrë që të largohet qeveria e Berishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here