Home Aktualitet OSSH kërkon përsëri të rrisë çmimin e energjisë elektrike me 11.9 %

OSSH kërkon përsëri të rrisë çmimin e energjisë elektrike me 11.9 %

575
0
Konsumatorët pritet të përballen me një rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike gjatë vitit të ardhshëm. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka dorëzuar që në fillim të muajit shtator pranë Entit Rregullator të Energjisë kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë.
Çmimi i energjisë elektrike do të vendoset pasi të jenë marrë në shqyrtim pretendimet e OSSH-së, KESH-it dhe OST-së, për masën e rritjes që sipas tyre do të duhet të përballen qytetarët gjatë vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, vetëm Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka kërkuar një rritje mesatare të çmimit të energjisë elektrike prej 11.9 për qind. Por ajo që ka më shumë rëndësi ka të bëjë me kërkesën për heqjen e dy niveleve të tarifimit, siç është aplikuar deri më tani.
Sipas vendimit të vjetshëm të ERE-s, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë tarifohet me dy fasha, e para është deri në 300 kilovat orë dhe për çdo kilovat i konsumuar paguhet me 7.7 lekë, ndërsa çdo kilovat mbi këtë nivel paguhet me 13.5 lekë.
Në kërkesën dërguar ERE-s, OSSH kërkon aplikimin e një çmimi prej 10.09 lekë për kW/h për konsumatorët familjarë pavarësisht kilovatëve të harxhuara. Sipas specialistëve, heqja e fashave të tarifimit favorizon ata që harxhojnë më shumë duke stimuluar kështu rritjen e konsumit të energjisë elektrike.
E njëjta metodë tarifimi ishte propozuar edhe vitin e kaluar, por që nuk u mor parasysh nga ERE. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, rreth 70 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë më pak se 300 kW/h në muaj duke mbështetur pretendimin se aplikimi i kësaj metode tarifimi do të rëndonte familjet me të ardhura të kufizuara.
Rritje çmimi kërkohet edhe për energjinë e harxhuar për ambientet e përbashkëta. OSSH kërkon që gjatë vitit 2011 për këtë kategori të aplikohet një tarifë prej 8.85 lekë për kW/h.
Tabela që OSSH i ka dorëzuar Entit Rregullator të Energjisë, përmban propozimet për tarifat e të gjithë subjekteve, ku krahas konsumatorëve familjarë përfshihen edhe bizneset, institucionet buxhetore, ndërmarrjet industriale, bujqësia, shërbimet, etj. Të gjitha kategoritë, OSSH i ka ndarë sipas linjave të tensionit me të cilën ato furnizohen.
Rritja më e lartë propozohet për ata që furnizohen me linjën 0.4 kv, ku ndërmarrjet industriale do të paguajnë 11.42 lekë për kW/h ndërsa bizneset 13.17 lekë për kW/h. Çmimin më të lartë në këtë kategori, e kanë institucionet buxhetore të cilat çdo kilovat energji të harxhuar duhet ta paguajnë me 15.02 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here