Home Shendetesi Konsumoni lëngje perimesh

Konsumoni lëngje perimesh

821
0

Kemi folur për fruta, lëngjet e tyre por jo për lëngjet e perimeve. Pse duhen filluar të konsumohen në periudhën e pranverës dhe cilat janë efektet e tyre pozitive.

Njihuni me lëngjet që duhen konsumuar më tepër dhe përfitimet e tyre

Lëngje të domosdoshme perimesh

Lëngu i karrotës

Është një nga lëngjet më të pasura në vitamina si A, B, C, E dhe K dhe ndihmon funksionimin normal të gjithë organizmit, zhvillon tretjen, përmirëson oreksin dhe forcon dhëmbët.

Gratë të cilat sapo kanë lindur dhe prodhojnë qumësht duhet të pijnë shumë lëng karrote, sepse qumështi nuk mjafton për të siguruar të gjitha elementet e nevojshme.

Dihet që karrota është e dobishme për sytë, grykët dhe organet e frymëmarrjes.

Për më tepër, pastron trupin duke ndihmuar në zbukurimin e lëkurës duke e mbajtur të re. Mund të përdoret shumë mirë në trajtimin e akneve dhe lëkurës në përgjithësi.

Lëngu i domates

Lëngu i domateve të ziera ka po ashtu shumë vlera që i duhen organizmit. Ai përmban acide që duhen për procese të nevojshme metabolike. Fatkeqësisht, ne zakonisht e konsumojmë atë nga shishe të gatshme të blera në supermarket.

Kur domatet konservohen dhe zihen më tepër acidet organike, bëhen inorganike dhe të dëmshme për trupin tonë.

Lëngu i freskët i domates përmban shumë sodium, kalcium, kalium, magnez, vitaminë A dhe të tjerë elementë të nevojshëm.

Lëngu i kastravecit

Është një nga lëngjet më natyrale dhe të shëndetshme. Kastravecët bëjnë të mundur rritjen e flokëve dhe shtresëzimin e thonjve.

Për më tepër, ky lloj lëngu ndihmon në përmirësimin e dhëmbëve nëse ato janë në gjendje të keqe dhe mishrat e tyre, meqë përmbajnë kalcium dhe fosfor.

Do të ishte më mirë që ky lëng të kombinohej me karrotë, spinaq apo dhe sallatë jeshile. Bashkimi tyre përbën një kurë të mirë në trajtimin e reumatizmës dhe dhembjeve të kyçeve.

Të mirat e lëngjeve të perimeve

Është e vërtet se lëngjet e perimeve janë më të nevojshme sesa ato të frutave, sepse ato nuk kanë fruktozë (të paktën jo në të njëjtën sasi).

Ja se cilat janë përfitimet e lëngjeve të perimve dhe cilat janë disa prej të cilave duhen përdorur në dietën tuaj ditore:

1. Lëngjet që merren nga perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili është shumë efektiv në realizmin e procedurave të detoksifikimit. Klorofili e bën trupin tonë më të fortë,

pastron mëlçinë dhe ndihmon në zhvillimin e qelizave të gjakut. Kjo është e vërtetuar nga shumë studime, të cilat shtojnë se ai ndihmon dhe në zhdukjen e kancerit.

2. Lëngjet e perimeve ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e organeve nga toksinat e ndryshme dhe papastërtitë e tjera.

3. Ato përbëjnë një burim të shkëlqyer të vitaminave, mineraleve, enzimave dhe lëndëve ushqyese.

4. Lëngjet e perimeve përmbajnë shumë hormone natyrale, substance të mira dhe antibiotikë. Për shembull, disa hormone që i nevojiten pankreasit për të prodhuar insulinë ndodhen në lëngjet e kastravecit dhe qepës,

ndërsa lëngjet e domateve dhe rrepkave përmbajnë antibiotikë.

5. Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, kalium, dhe silic. Të cilat ndihmojnë në ruajtjen e një balance biokimike duke parandaluar plakjen e qelizave apo zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ja një listë e disa prej lëngjeve më të përdorshme që i duhen organizmit.

Lëng selinoje

Është i pasur me natrium, kalium, kalcium, fosfor, vitaminë B, vitaminë A dhe C si dhe acid folik. Me pak fjalë, është perfekt për ata që janë duke mbajtur një dietë dhe ata që punojnë shumë.

Në ditë të ngrohta nëse pini një gotë me lëng selinoje do të ndiheshit shumë të lehtësuar. Përveç kësaj ndihmon në uljen e presionit të gjakut si dhe ndihmon në reduktimin e stresit. Ka substanca të tilla që ndihmojnë në zvogëlimin e dhembjeve të migrenës si dhe lufton qelizat kanceroze.

Lëng panxhari

Është një nga lëngjet e perimeve më të nevojshme për formimin e qelizave të gjakut dhe zhvillimin e përbërësve të tjerë të gjakut. Ai përmban acid folik, vitamina të ndryshme si A, C, B1, B2, B3, dhe beta-karoteinë,

kalcium, magnez, fosfor, kalium dhe natrium. Mirë është që të pihet më i përzier me lëngje të tjera si karrotë, pasi ka një shije shumë specifike e cila mund të shkaktojë marramendje.

Ja pse duhet përdorur lëngu i panxharit

Përmirëson shëndetin e mëlçisë, të stomakut dhe fshikëzës urinare. Ndihmon në zhdukjen e kancerit dhe sëmundjes së anemisë veçanërisht te gratë. Gjatë çrregullimeve menstruale lëngu i panxharit është shumë i dobishëm,

nëse pini 50-100 gramë dy ose tre herë në ditë. Gjatë menopauzës ka efekte shumë më të mira se vetë ilaçet.

Për të shtrydhur lëngun e panxharit përdorni rrënjët e vogla pasi janë më të shijshme, në krahasim me ato të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here