Një inxhinier dhe një kontrollues teknik kanë rënë në pranga pasi akuzohen se nuk kanë marrë masat e sigurisë, ku për pasojë një ditë më parë humbën jetën dy punonjës.
Ndërtim Myftiu, 53 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier dhe Xhetan Beqiri, 50 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Kontrollues Teknik janë arrestuar gjatë pasdites së djeshme.
Sipas policisë të dy këta persona dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin në punë, ku kanë gjetur vdekjen dy punëtorë, si pasojë e rënies nga lartësia.
“Arrestimi i tyre u krye pasi rreth orës 13.30’, në rrugën “Dora Distria”, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin në punë mbi rikonstruksionin e një apartamenti, duke kryer punime termoizuluse. Për pasojë të mos marrjes së këtyre masave teknike, kanë rënë nga lartësia duke gjetur vdekjen dy punëtorë.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Mesiditën e djeshme, , Muhamet Zamkaj, 47 vjeç dhe Agron Vellku, 38 vjeç humbën jetën pasi ranë nga kati i pestë i një pallati. Muhamet Zmakaj gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Agron Velku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, duke gjetur vdekjen disa orë më vonë në spital.