Zyra e Përmbarimit dhe përfaqësues të policisë private sot në orën 10:00 kishin ndërmarrë një aksion për lirimin e godinës, ku aktualisht ndodhet zyra e Partisë Social Demokrate e drejtuar nga Skënder Gjinushi.
Godina ndodhet prapa ministrisë së Drejtësisë në rrugën “Fortuzi” .
Zyra e Pëmbarimit thotë se ka në detyrë ekzekutimin e VKM-së që të bëjë me lirimin e godinës për t’ia kthyer pronarit.
“Gjinushi ka tentuar të hyjë por nuk është lejuar, pasi përfaqësues të përmbaruesve i kanë vënë kyçin selisë”- thotë gazetari Arsen Rusta, i TV A1 Report i cili ndodhet pranë godinës.
Në vendngjarje ka shkuar dhe policia e rendit e cila ka kërkuar që të largohet policia private.
Në këtë moment ka nisur tension mes policisë private dhe asaj shtetërore.
Në orën 10:09 policia e rendit ka shoqëruar në makinë disa policë privat.
Vertë shefi i komisariatit nr 3 Ladi Laskaj u mor me shoqërimin me forcë të punonjësve të policisë private.