Home ShowBiz Vendi ideal per te pare film horror? Varrezat!

Vendi ideal per te pare film horror? Varrezat!

124
0

cemetery-movieAktivitet kulturore në disa vende nuk kanë asgjë të ngjashme me ato që jemi mësuar të shohim zakonisht. Rasti më i veçantë është ky i realizimit të një shfaqje kinemaje për filmat horror, pikërisht në vendin më të frikshëm të mundshëm: në varreza!

Të rinj dhe qytetarë të San Paolos në Brazil, janë mbledhur sëbashku për të provuar një emocion dhe frikësim ndryshe në natën e filmave horror, duke u rehatuar në varrezën e qytetit si në një kinema.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të vitit të 8-të të Muajit Kulturor të Pavarur nga bashkia e qytetit dhe organizuesja kulturore e saj, Karen Cunha, shpjegon arsyen e kësaj zgjedhje të habitshme.

Ajo thotë se qëllimi i vërtetë nuk ishte trembja e të rinjve por më tepër ndryshimi i konceptit se varrezat janë të frikshme, ndërkohë që ato sipas saj mund të shfrytëzohen si hapësira publike njësoj si parqet. “Në vend që të shihen si vende lemeritëse ato mund të shihen me një sy tjetër, si ambiente plot histori.”

Ndryshe nga vitet e kaluara, në “Cineterion” e këtij viti u prezantuan 3 filma horror me formatin e tyre origjinal dhe shumë prej pjemsarrësve thanë se nuk ishte aq ndjesi e frikshme sa çe kishin menduar.

Diego Soares, një profesor, thotë se ndonëse në varreza vihet vetëm për funerale ai ishte argëtuar shumë dhe se kjo ishte një alternativë zgjedhjeje ndryshe, për një eksperiencë të veçantë.

Previous articleMavraj: Nuk i trembemi Serbise, Danimarka favorite ne grup
Next articleMakina e Papes mberrin ne Tirane

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here