Kjo është makina me të cilën do të lëvizë Papa Francesku në kryeqytet ku do të përshëndesë ata qindra persona që do e presin ditën e dielë në tokën shqiptare.
Makina me të cilën Papa do të udhëtojë drejt Tiranës ka mbërritur nga Italia në portin e Durrësit rreth orës 08:00 të mëngjesit. Automjeti tip Benz G Class ngjyrë e bardhë me targa SCV1 (Status Civitatis Vaticanae) dhe e zbuluar u transportua me tragetin e linjës Bari-Durrës.
Ky lloj tipi është modifikuar posacërisht për Papa Franceskun në këtë vizitë të tij në Shqipëri.
Nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës, makina u zhvendos në ambientet e Presidencës në Tiranë për të qendruar aty deri të Dielën e 21 Shtatorit, kur Ati i Shenjtë do të mbërrijë në Shqipëri.
Automjeti sic e shihni dhe në foto besohet se është i njëjti me atë që ka lëvizur dhe Papa Benedikti XVI.
[portfolio_slideshow id=16262]