Home Aktualitet Neda, profili i personazhit fitues në “Big Brother”

Neda, profili i personazhit fitues në “Big Brother”

1354
0

Pjesëmarrja në spektaklin “Big Brother” të detyron shpesh që të japësh nga vetja gjëra që më shumë se janë të tuat, janë ato që pëlqen publiku. Shumë konkurrentë në këtë lojë popullore në të gjithë botën, përpara se të jenë vetvetja, marrin një rol që në të shumtën e rasteve bëhen pjesë e një skenari të lojës. Që të ecësh me javë të tëra për të dalë në finale kërkohet që të bëhesh me doemos pjesë e aleancave apo klaneve brenda shtëpisë. Mirëpo kjo ka dhe përjashtimet e saj. Nëse shikoni edicionin e këtij viti të BB do kuptosh mirë se është një personazh i cili ka krijuar një profil dhe një imazh krejt tjetër për lojtarët që marrin pjesë. E beson dot që flet për Kantin, Sartrin, Niçen, Spinozën, Dekartin, dhe deri te filozofët e kohëve moderne, apo dhe veprat e Hygoit, Dostojevskit apo Heminguejit.. Debatet e saj herë pas here i shastisin banorët e tjerë që në shumicën e rasteve kanë lexuar vetëm librat e shkollës. Ajo në shtëpi bën jetën që çdo kush tjetër duhet të bënte, flet për librat që ka lexuar, tregon marrëdhëniet dhe lidhjen e fortë që ka me familjen e saj, dashuron në mënyrën e saj dhe ndërton strategjinë e lojës që të tjerët ta ndjekin nga pas. Bëhet fjalë për Nedën, e cila këtë vit duket se përherë të parë do të krijojë mundësinë që trofeun nga fitoj një femër.
Profili i Nedës
Profili saj intelektual, u tregua që në minutën e parë kur hyri në shtëpi. Prezantimi i saj nuk u bë si zakonisht me një video rutinë, por ajo vetëm nëpërmjet disa fotove tregoi me fjalët që vetëm ajo mund t’i përdorë jetën e saj jashtë shtëpisë. Me kalimin e javëve Neda ka krijuar imazhin e një konkurrenti të fortë që të jetë në shënjestër të çdo banori. Në të gjitha debatet që bën thjesht fiton pikë përballë një pjese të banorëve që jashtë shtëpie do e kishin vështirë të uleshin me të. Ditët e fundit banorët që dalin në nominim që të fitojnë pikë futen në debate me Nedën për të marrë ndonjë vlerësim nga publiku. Këtë gjë e bëri Ergysi, më pas po e bën dhe Klodjana që këtë javë është në rrezik eminent për të dalë nga shtëpia. Në debat e sipër Neda me ironi i tha Klodjanës që “unë merrem me gurë të mëdhenj” pasi më parë kishin bërë një debat mes tyre. Neda i thotë Ogrenit se kënaqësia është shkalla fillestare e empirizmit. Klodjana e dëgjon këtë fjali të fundit të tyre dhe ndërhyn në bisedë duke i pyetur “Për çfarë ishit duke folur?”. Neda i përgjigjet me ironi “Për kënaqësinë që është stadi i parë i empirizmit. U, se harrova që po flas me ty, empirizmi përfshin shqisat”. Neda dhe këtë javë është në nominim, por me kalimin e javëve ajo thjeshtë po krijon bindjen se do të jetë një konkurrente e fortë që do të dalë në finale dhe pse jo të marrë vendin e parë.
Arsyet pse Neda duhet të fitojë
Kjo jo për shkak se është një personazh femër dhe duhet që të triumfojë, por për shumë arsye. Me fitoren e Nedës, “Big Brother” fiton prestigjin se në këtë lojë duhet të kesh inteligjencë dhe kultivim kulture që të fitosh. Arsyeja e dytë është fakti se Neda është futur në këtë lojë me emrin e saj dhe nuk ka përdorur asnjë tragjedi apo histori të dhimbshme familjare siç bëjnë zakonisht banorët e tjerë. Fitorja e saj do të inkurajojë dhe shumë të rinj që të kuptojnë se me të lexuar dhe përgatitje mendore mund të fitosh. Deri tani në shumicën e rasteve në “BBA” kanë ecur përpara shumë personazhe që vinin hiret në shërbim të lojës. Arsye tjetër pa dyshim që është dhe fakti se shumë shikues të spektaklit kanë krijuar një simpati të madhe për të duke e pasur në krye të çdo anketimi apo sondazhi që bëhet në internet. Sot Neda është në nominim, por që me siguri është një tjetër provë që ajo është konkurrente e fortë pasi është e qartë se dalja e saj nga loja do të jetë natën e fundit të spektaklit. Deri atëherë të shohim dhe votojmë për një nga konkurrentet më të forta që “Big Brother” ka pasur pjesë të lojës.

Bisedë jo e këndshme mes Klodit dhe Nedës
Ndërsa banorët e tjerë bëjnë shaka me njëri-tjetrin, Neda dhe Ogreni flasin me zë të ulët midis tyre mbi filozofinë, e cila tashmë është bërë diçka e zakonshme për ta. Neda i thotë Ogrenit se kënaqësia është shkalla fillestare e empirizmit. Klodjana e dëgjon këtë fjali të fundit të tyre dhe ndërhyn në bisedë duke i pyetur “Për çfarë ishit duke folur?”. Neda i përgjigjet me ironi “Për kënaqësinë që është stadi i parë i empirizmit. U se harrova që po flas me ty, empirizmi përfshin shqisat”. Klodjana ofendohet nga ky vlerësim i Nedës për të dhe kështu fillon një bisedë jo e këndshmë midis atyre të dyjave. Klodjana i thotë se ajo nuk di gjë tjetër, por vetëm të mbyllet në dhomë me Ogrenin dhe të mos bashkëjetojë me asnjë nga banorët e tjerë. Ajo e “këshillon” që filozofinë që ka mësuar në shkollë, ta lërë atje, ose ta mbajë në mendje dhe jo të jetojë me anë të saj sepse kështu nuk po duket normale për sytë e njerëzve. Neda i përgjigjet duke thënë se Klodjana sillet në këtë mënyrë sepse është duke bërë lojën, sepse këtë javë ka frikë se del nga shtëpia. “Ti je shumë e vogël për të përballuar presionin e lojës, por e ke gabim që po kapesh me mua”, shprehet Neda. “Mos më ngatërro me veten se nuk jam si ty, njeri i dobët që fshihesh pas Kantit dhe Sartrit”, i kundërpërgjigjet Klodjana. Debati mes vajzave vazhdon për minuta të tëra dhe ato hedhin batuta mbi njëra-tjetrën. Klodi i përmend Nedës një moment ku ajo ka thënë se nuk mund të bjerë kurrë ndesh me ato që thotë dhe ato që bën, por sipas Klodit, Neda ka rënë ndesh me ato që ka thënë për veten, që nga lidhja me Ogrenin. Ogreni ndërhyn në bisedë dhe u thotë vajzave se duhet t’i mendojnë më shumë fjalët para se t’i thonë sepse nuk mjafton një lojë për të krijuar debate me ofendime. Më pas i thotë Nedës që të mos mërzitet sepse Klodjana flet në këtë mënyrë vetëm në kuadër të lojës.

Neda kërkon ndihmën e banorëve për të uruar shoqen e saj
Në dhomën e gjumit banorët e tjerë janë shtrirë dhe presin që të fiken dritat e dhomës. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të shkurtra. Banorët merren me përgatitjet për të fjetur, ndërkohë që Neda u kërkon ndihmë për një dhuratë që dëshiron që t’i bëjë njërës prej shoqeve të saj më të afërta që ka jashtë shtëpisë. Xhulia, një nga shoqet e ngushta të Nedës, përpara pak ditësh kishte ditëlindjen. Ajo shkroi me gurë urimin për ditëlindje në oborr dhe kërkon që kur të dalë nga shtëpia t’i dhurojë asaj një bluzë mbi të cilët të shkruajnë banorët e “Big Brother”-it. Neda u kërkon ndihmë atyre që të lënë nga një shkrim të veçantë për shoqen e saj. Kështu Ergysi dhe Marieli urojnë miken e Nedës duke e shkruar urimin për ditëlindje mbi bluzën që mban emrin e secilit prej banorëve. Neda falënderon djemtë për urimin mbi bluzë dhe largohet për t’u marrë me përgatitjet përpara gjumit duke e lënë bluzën në të njëjtin vend, për të shkruar edhe banorët e tjerë mbi të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here