Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8.9 i cili shkaktoi dhe cunamin kanë shkatërruar veri lindjen e Japonisë duke provokuar mbi 1400 viktima, mes tyre të vdekur dhe të zhdukur.
Ky është një bilanci i fundit i policisë. Ndërsa janë gjallë 81 pasagjerët e një anijeje për të cilën dje nuk kishte asnjë lajm pasi ishte përfshirë nga cunami.
E ndërsa errësira mbuloi vendin flakët ndriçuan qiellin, duke përhapur një dritë portokalli në zonën e shkatërruar nga tërmeti më i fuqishëm që kishte goditur vendin. Pas tërmetit 8.9 gradë i shkallës Rihter një seri tërmetesh të tjera lëkundën Japoninë.
RREZATIMI NE HYRJE TE CENTRALIT FUKUSHIMA I, I LARTE, ZGJEROHET 10 KM RREZJA E EVAKUIMIT
Ora 10: 29 Zyrtarët japonezë kanë matur nivelin e rrezatimit në hyrje të uzinës Fukushima, në impiantin Daiichi, (Fukushima 1) në orën 15:29 ( me kohën japoneze). Nëse njerëzit janë të ekspozuar në këtë nivel të rrezatimit për një orë ata do të marrin të njëjtën shumë të rrezatimit ata normalisht do të në një vit, informon tv publik japonez. Autoritetet kanë urdhëruar zgjerimin e rrezes së evakuimit në këtë zonë në 10 km, e njëjta distancë mes centralit Fukushima I dhe Fukushima II
AGJENCIA SHBA: NDERPRITET ALARMI I CUNAMIT
Ora 10:15 Është ndërprerë alarmi i cunamit në pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor, me përjashtim të Alaskës, British Columbia dhe Shtetit të Ëashingtonit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën. Cunami ka përshkuar të gjithë Paqësorin dhe më e keqja tashmë ka kaluar, megjithatë Agjencia lajmëron se në orët në vazhdim do të ketë erëra të forta që do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha përgjatë brigjeve të Paqësorit.
SHPERTHIMI RREZON MURET E GODINES KU NDODHET REAKTORI
Ora 09: 45 Shpërthimi ka shkaktuar rrëzimin e mureve dhe të catisë të godines ku ndodhet reaktori. Shpërthimi ka shkaktuar 7 të plagosur. Autoritetet urdhërojnë banorët që jetojnë në zonën pranë centralit bërthamor, të mbyllen në shtëpi, të mos dalin jashtë dhe të mbyllin dhe dritaret.
TV: PLAGOSEN PUNONJES TE CENTRALIT BERTHAMOR NE FUKUSHIMA
Ora 09:25- Një tym i bardhë është dukur të dilte nga impianti bërthamor Fukushima nr, 1, I cili ka tashmë probleme me ftohjen e reaktorëve. Tv japonez transmetoi pamjet nga impianti, duke shtuar se është dëgjuar dhe një shpërthim. Menjëherë më pas tv public Nhk, në Japoni informoi për disa punonjës të plagosur në centralin bërthamor. Punonjësit duket se janë plagosur nga një shpërthim.
FUKUSHIMA, URDHEROHET EVAKUIMI I BANOREVE NE RREZE 3 KM
Ora 08: 30 Në centerlanin bërthamor Fukushima 1 dhe 2 janë bërë rrjedhje radiokative me avull për të ulur presioni në reaktorë i cili ishte rritur në mënyrë anormale. Tërmeti i djeshëm ka bllokuar sistemin e ftohjes në të dy centralet bërthamore.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në Fukushima në një rreze prej 3 km, nga impianti, i njohur si Fukushima 2 ose Fukushima Daini. Ndërkohë një lëkundje e re tërmetit me magnitudë 6.8 ballë është verifikuar sot në brigje lindore të Japonisë.
SHQIPTARET JANE MIRE
Ministria jone e Jashtme konfirmoi dje se deri tani nuk ka asnjë viktimë nga Shqipëria Në Tokio ndodhen rreth 20-30 shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen atje për studime dhe trajnime, ose të punësuar me familjet e tyre.
PLANET IS IN PERIL….
SHTETI JAPONEZ DEMTON POPULLIN JAPONEZ ME REAKTORET BERTHAMORE.JAPONIA NDODHET NE POZITEN GJEOGRAFIKE NE PAQESOR.KY SHTET ESHTE VEND QE BIEN TERMETE TE VOGLA DHE MESATARE GJITH VITIN,ESHTE SHTET SHUME I FUQISHEM NE ELEKTRONIKE DHE NE PRODHIMIN E MAKINAVE.JAPONIA A E KISHTE MENDUAR QE NJE DITE DO SHPERTHENIN REAKTORET?KUR KJO NDODHET NE MES TE TERMETEVE.PERVEC DEMEVE QE PESOI JAPONIA MUNNDET TE KENE DHE SHUME SHTETE TE TJERA PERETH DHE ME GJATE NGA REZET QE SHPERTHYEN REAKTORET.ASNJE NUK E DI SE CFARE DO NDODHE ME VONE.PSE JAPONIA NUK PEZULLON REAKTORET BERTHAMORE?TE GJITHA SHTETET NE BOTE JANE NE NJE TENSION TE MADH.MENDOHET TE KETE TERMETE AKOMA ME TE FUQISHME SE KJO.
PLANETI NE RREZIK!!!!!!!!
MENDIMI I NJE TE HUAJI BRIAN CHRISTOPHER BURDISSO!