Home Aktualitet Nafta “Virgin”, arrestohen 8 persona per kontrabande te paligjshme

Nafta “Virgin”, arrestohen 8 persona per kontrabande te paligjshme

712
0

11 persona, mes tyre biznesmenë, janë arrestuar pas denoncimit të ish- ministrit Dritan Prifti. Ky i fundit ngriti akuza për kontrabandë të naftës vergine. Sipas të dhënave që dolën nga hetimet, biznesmeni Fisheku ishte një nga subjektet e përfshirë në këtë operacion. Dritan Prifti akuzoi dhe nëndrejtorin e përgjithshëm të policisë Agron Kuliçi, i cili duket se nuk do të preket nga kjo fortunë. Fisheku njihet ne rrethet e biznesit si një tregtar nafte, i cili sa herë ka pasur probleme ka përdorur pushtetin e kryeministrit Berisha për shkak të lidhjeve të tij me një botues afër Berishës. Vete ky botues është personazh i një prej videove të patransmetuara, të cilat ka regjistruar Prifti.
Nga një valë arrestimesh në Tiranë ku përfshihen biznesmenë dhe punonjës të tatimeve e doganave janë vënë në pranga 11 persona për tregtimin e naftës “Virgine”. Arrestimet janë bërë bazuar në të dhënat e publikuara në shtypin e shkruar dhe viziv në fillim të muajit tetor 2010, dhe deklarimet e ish – Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, që ka deklaruar publikisht të dhëna që kanë të bëjnë me veprime abuzive me detyrën dhe kontrabandë të naftës “vergine”, si dhe verifikimeve paraprake të kryera.

Nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007 – 2009, sasi të konsiderueshme te nënproduktit te naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si “vergine”, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si të pastër për konsum.
Mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasit: Hajri Hajredin Elezaj, Ilias Isa Fisheku, Martin Ilias Fisheku, Bajram Isa Fisheku, Dashamir Veiz Kasaj, Edmond Kaso Ferraj, Flamur Rexhep Merkaj, Vladimir Kilo Koteci, Gani Llazar Prence, Reshat Hamza Aleksi dhe Kadri Rakip Hajredini.

Veprat penale që rëndojnë mbi të arrestuarit janë “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 143/2, 248, 186 dhe 287 të Kodit Penal.
Ndërkohë po vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore edhe ndaj personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë çështje.

Aktiviteti i tregtimit të paligjshëm të naftës « vergine » sipas Prokurorisë është realizuar nga ana e subjektit privat « Euroil » sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj si dhe në bashkëpunim me subjektin tjetër privat « Fisheku » sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia e nënproduktit të naftës te quajtur « Vergine » është blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës « Armo » sh.a dhe në mënyrë fiktive është pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit. Por në fakt, ajo është shitur në tregun e brendshëm në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe punonjës të caktuar të administratës tatimore dhe doganore, të cilët me veprimet e tyre kanë ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here