Home Aktualitet Video-përgjimi, shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës

Video-përgjimi, shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës

631
0

Edhe një javë kohë ka lënë Gjykata e Lartë tre ekspertëve për të përfunduar ekspertimin e video përgjimit Meta-Prifti. Mos përfundimi i ekspertimit, të plotë të videos dhe kërkesa për marrjen e DVD e cila është transmetuar në median vizive ka detyruar relatorin e trupës gjykuese të gjykatës së lartë Ardian Dvoranin të lërë datën 31 tetor për zhvillimin e seancës. Ndërkohë që mungonin në senacë edhe dy ekspertët e tjerë te cilët nuk ishin paraqitur, Ardian Pollo si dhe Ermal Beqiri, ndërsa ishte prezent vetëm eksperti Artur Rrahamani. Në këtë seancë avokatët e ish zvkryeministri Ilit Meta kanë qenë dakrot që ti linin ekspertëve kohën e mjaftueshme për të ekspertuar videon, duke pasur parasysh se ata kanë nisur punë një javë më parë kur kanë arritur të gjejnë mjetet e duhura dhe programin e licencuar. Por një kërkesë e avokatit Gezim Veleshnja ka qenë vazhdimi i seancës me pyetjen e dëshmitarëve. Ndërsa prokurori Bujar Sheshi ka kërkuar që ekspertëve tu lihet koha e mjaftueshme. Përfundimi i video eskpertimit do të nxjerrë edhe konkluzione nëse video Meta-Prifti është e montuar apo është origjinale.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here