Home Kosova EULEX: Kosova, një njësi doganore

EULEX: Kosova, një njësi doganore

662
0

 “Zgjidhja më e mirë do të ishte që ata që kanë ngritur barrikadat, t’i heqin, që njerëzit të mund të kryejnë pa probleme aktivitetet e tyre ditore”. Keshtu eshte shprehur sot zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner.

Ai megjithatë nuk jep përgjigje në pyetjen se cila është zgjidhje më e mundshme për EULEX-in: përdorimi i dhunës apo gjetje e zgjidhjes politike.

Mueller-Berner, në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, thotë se EULEX-i nuk heq dorë nga implementimi i marrëveshjeve në Bruksel, që nënkuptojnë instalimin e një sistemi unik doganor.

“EULEX-i, bashkë me KFOR-in, punon në vendosjen e lirisë së qarkullimit në veriun e Kosovës… Barrikadat nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ato të gjithëve ua kufizojnë lirinë e qarkullimit, ndërsa bashkësia lokale është ajo që më së shumti i vuan pasojat. EULEX fton të gjithë qytetarët që të jenë të qetë dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Kjo është ajo çfarë presin të gjitha anëtaret e BE-së”- tha ai.

Mengjesi i sotem eshte gdhore serish me barrikada, qe me gjithe gjasat do te vazhdojne te jene edhe per nje kohe te pacaktuar. Kjo pasi, serbet nuk kane mundur te merren vesh as me presidentin e tyre, Boris Tadic, gjate nje takimi te zhvilluar mbremjen e se dieles pikerisht per kete problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here