Prej disa ditësh ka filluar një aksion për mbylljen e të gjitha thertoreve të cilat nuk plotësojnë kushtet higjieniko sanitare. Vetëm ditët e fundit janë mbyllur 84 subjekte therje dhe 107 dyqane në të gjithë vendin.
Pikat e therjes që janë mbyllur, janë të pashpresa se mund të arrijnë ndonjëherë standardet, sepse janë vite dritë larg standardeve ligjore të cilat janë vendosur nga Ministria e Bujqësisë.
Një javë më parë u mbyllen të gjitha thertoret në Kuçovë. Ndërsa gjatë ditës së sotme urdhëri është dhënë edhe për Pogradecin ku pronarët e thertoreve janë shprehur se mbyllja e tyre dhe dërgimi i therjeve në një pikë në Korçë rritë koston dhe çmimin për qytetarët
Aksioni i mbylljes së dyqaneve ka vijuar edhe në Fushë Krujë. Ndërkohë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka inspektuar thertoren e Elbasanit ku kanë qenë të pranishëm të gjitha strukturat përgjegjëse për garantimin e sigurisë ushqimore.
Ministri gjeti rastin të bëjë me dije se aksioni i nisur do të vijojë në të gjithë vendin ku do të bëhet kontrollin dhe mbyllja e të gjitha pikave të therjes të cilat nuk plotësojnë standardet.