Pijet e gazuara janë pa dyshim një nga shkaktarët më të mëdhenj të kequshqyerjes.
Për të mësuar më tepër mbi dëmet dhe rreziqet nga pijet e gazuara, ju ftojmë të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.
Maskimi perfekt për këtë produkt ‘djallëzor’ është tek emërtimet si ‘pa kalori’ ose ‘pa sheqer’ që të bëjnë të mendosh se pijet e gazuara janë të të vërtetë ‘të shëndetshme.’
Nëse jeni të kujdesshëm, do të vini re që premtimet e mësipërme janë në të vërtetë mjaft boshe. Ato janë krejt e kundërta e asaj që presin konsumatorët.
Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak kalori ose sheqer, përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin.
Gjërat bazë që duhet të dini për pijet e gazuara:
Problemi me pijet e gazuara të sheqerosura është që ato janë një vatër shqetësimesh serioze për organizmin. Në to gjenden një sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate siç janë:
• Aspartami
• BPA (ose bisfenol A)
• Ngjyrues Kimik Karamel
Problemet që shkaktojnë secili prej këtyre përbërësve kanë qenë subjekt studimesh të shumta dhe secili prej tyre ka arritur në konkluzionin që pijet e gazuara janë fajtore për një sërë problemesh shëndetësore.
E vërteta pas substancës Aspartam
Aspartami është një përbërës që duhet shmangur tërësisht. Ai përdoret në shumë pije të gazuara përfshirë edhe produktet e markave më të mëdha që i blini ndoshta përditë.
Kjo substancë është minimalisht 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Aspartami është i rrezikshëm sepse shkakton marramendje, humbje kujtese, diare, migrenë, dhimbje të rregullta koke, luhatje humori dhe jo vetëm.
E vërteta për BPA-në
Shumica prej nesh janë ekspozuar ndaj bisfenolit A gjatë jetës së tyre. Ky kimikat përdoret zakonisht në përgatitjen e plastikës, shisheve plastike të ujit, enëve plastike, kanaçeve dhe shisheve të pijeve të gazuara.
E vërteta për ngjyruesin karamel kimim
Pavarësisht se si tingëllon, nuk ka asgjë të shijshme apo të ëmbël për këtë ngjyrues që mban emrin e një prej produkteve më të preferuara për secilin prej nesh.
Ngjyruesi artificial është kancerogjen, sepse prodhohet nga ngrohia e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi artificial gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që në produkte me gaz gjendet deri në 113 gramë.
Ngjyruesi në fjalë është në listën e përbërësve që duhen shmangur. Kjo sepse u jep ngjyrë të errët shumë produkteve siç janë pijet e gazuara, ushqimet e pjekura dhe birra, për t’i shfaqur ato si më tërheqëse në ngjyrë.
Merrni ujë mineral, hidhni në të frutat ose perimet e stinës dhe kaq mjafton.
Mund të zgjidhni limon, portokall, luleshtrydhe, boronica, trangull, rozmarinë, mente që i japin ujit një aromë dhe shije krejt natyrale dhe mbi të gjitha pa kimikatet e rrezikshme.