Home Sport De Biazi tmerrohet nga terrenet në Shqipëri

De Biazi tmerrohet nga terrenet në Shqipëri

530
0

Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka parë dje nga afër kushtet infrastrukturore të futbollit shqiptar, duke mbetur haptazi i pakënaqur. Edhe pse nuk është ankuar me zë, tekniku italian ka mbetur thuajse i tmerruar kur ka parë fushën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

I konsideruar tempulli i futbollit shqiptar, impianti më i madh i vendit sot për sot është në kushte vërtet të këqija, si të fushës, ashtu edhe të ambienteve brenda tij. De Biazi ka rrudhur fytyrën kur ka parë gjendjen e terrenit, por natyrisht që nuk ka bërë zë. Ai ka vizituar edhe kompleksin në Kamëz, ndërsa më pas i është drejtuar Durrësit, ku ka inspektuar hotelin ku grumbullohet kombëtarja shqiptare.

Në fund, ai ndjekur edhe një pjesë të ndeshjes Teuta-Flamurtari, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ishtrajneri i Udinezes, Levantes e Torinos priste diçka më shumë sa i përket infrastrukturës, e cila në shumë vende të tjera, nuk mungon aspak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here