Policia serbe ka arrestuar 9 persona si shkaktar të djegies së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd në vitin 2008, gjatë trazirave kundër pavarësisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë personat e arrestuar, shumica prej tyre huliganë futbolli, janë prangosur gjatë bastisjeve në disa qytete në Serbisë, ndërkohë që është vënë në ndjekje të 5 personave të tjerë, raporton Europa e Lirë.
Qindra protestues nacionalistë shkatërruan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, më 21 shkurt të vitit 2008, në shenjë të zemërimit për mbështetjen e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës. Deri më tani në gjykatë është paraqitur një i dyshuar për pjesëmarrje në sulm në ambasadë, ku për pasojë një protestues ka humbur jetën nga zjarri.